Albspirit

Media/News/Publishing

Zhdukja misterioze e 36-vjeçarit nga Fieri, familjarët apel për ndihmë

Një 36-vjeçar nga Fieri prej dy muajsh rezulton i zhdukur në mënyrë misterioze. Ngjarja është denoncuar nga familjarë të Kreshnik Beqirajt, të cilët thonë se ai është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë dhe prej dy muajsh nuk dihet rreth fatit të tij. E ardhur nga Brukseli tezja e 36-vjeçarit, Behije Jakuza rrëfen se 36- vjecari jetonte i vetëm në një banesë të marrë me qira, ndërkohë që ushtronte aktivitetin privat të lyerjes së makinave me bojë. Behije Jakuza tregon se e ëma e 36 vjecarit së bashku me një fëmijë ndodhen në Gjermani por nuk kanë dokumenta dhe nuk vijnë dot, ndërkohë që e motra ndodhet në Greqi. Edhe pse bëjnë përpjekje duke trokitur derë më derë shtetërore dhe miq, shokë dashamirës të tyre akoma nuk ka asnjë të dhënë, asnjë lajm për 36 vjecarin. “Duam vetëm të marrim vesh që është gjallë- pohonë tezja e tij, nuk duam të dimë se ku është”. Ajo tregon se Kreshniku ishte një person i rregullt, korrekt dhe punëtor. Mësohet se 36-vjeçari kishte shlyer qiranë e fundit dhe kishte mbyllur edhe lishencën e biznesit. Kjo bën që policia të dyshojë se ai dicka kishte planifikuar. Familjarët i bëjnë apel shtetit, policisë, qytetarëve të ndryshëm që mund të kenë ndonjë informacion rreth Kreshnik Beqirajt të njoftojnë tek daja i tij në numrin e celularit 069 57 57 507 ose pranë policisë./OraNews

Please follow and like us: