Deputeti i Bashës që ka lidhje të forta me Gramoz Ruçin
Të paktën tre deputetë të Partisë Demokratike votuan dje për zgjedhjen e Gramoz Ruçit si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Akuza të forta kanë filluar për shitjen e tyre, por në fakt gishti është drejtuar direkt te Lulzim Basha, kryetari i PD-së që paraqiti një listë personale kandidatësh për deputetë dhe që çdo ditë regjistron bëma dhe gjëma për Partinë Demokratike.
Në listën personale të Lulzim Bashës është edhe Luan Baçi, deputeti i qarkut të Fierit dhe kryetar i degës të PD-së në Fier.
Luan Baçi mund të jetë një nga deputetët që ka votuar Gramoz Ruçin, pasi deputeti demokrat ka lidhje të hershe me ish-strukturat e Partisë së Punës së Shqipërisë. Në vitet 90’ kur Gramozi ishte sektetar i parë i partisë në Tepelenë (PPSH), Luan Baçi deputeti i Lulit, ishte instruktor në Komitetin e Partisë. Për ata që nuk e dinë mund të pyesin jo Gramozin, më mirë Luanin, instruktorin e Gramoz Ruçit që kishte detyrim moral dhe shoqëror t’i jepte votën ish-shefit të tij.
Por, Luan Baçi ndoshta është vetëm një votë, por Gramoz Ruçi për t’u zgjedhur Kryetar Kuvendi nga PD-ja e kanë votuar më shumë se 3 deputetë./CityNews