Lëngu i frutave që lufton diabetin
Shkaku më i shpeshtë i diabetit është stresi, e po ashtu edhe ushqimi jo i shëndetshëm dhe jo i rregullt. Me shtimin në peshë, shtohet edhe rreziku për t’u prekur nga diabeti. Hani ushqim rregullisht, mos anashkaloni shujtat dhe konsumoni ilaçet e përshkruara. Nuk ia vlen t’i merrni ilaçet, nëse nuk ushqeheni si duhet. Mos harroni, se nëse nuk u përmbaheni rregullave të ushqimit dhe ilaçeve, mund të vijnë pasojat, si: humbja e shikimit dhe amputimi i gjymtyrëve. Ky lëng frutash ju ndihmon të rregulloni nivelin e sheqerit në gjak, të forconi imunitetin, pastroni organizmin, forconi shikimin dhe të vrisni qelizat kancerogjene.
Përbërësit:
- 3 grushte spinaq
- 2 karota
- 1 mollë të gjelbër
- 2 shkopinj selino
Përgatitja:
Në fillim i shpëlani mirë të gjithë përbërësit, e nga mollët të hiqni farat. I vendosni në blender, e masën e fituar ta pini në mëngjes, në lukth të thatë.