Lola Luma, bukuroshja shkodrane jo si gjithë të tjerat
Lola Luma, modelja shkodrane që po bën karrierë në Nju-Jork, nuk njeh pasiguri. Thjesht sepse është modele dhe ka një trup për t’u admiruar, që për shkak të profesionit e ekspozon dimër e verë. Ama dieta është aty. Në çdo stinë…
Kur je modele, plazhi të gjen përherë të përgatitur?
Kur je modele, duhet të jesh në formë 12 muajt e vitit. Nju-Jorku me rutinën që ka “on the go” nuk të lë të shtosh kile. Preferoj me shumë vrapin dhe ushtrimet në park se sa stërvitjen. Përsa i përket të ushqyerit, prindërit e m’i sjellin çdo ditë në tryezë pjata shumë të shijshme. Babi Koleci, ka specialitet gatimet e Shkodrës, si tavën e krapit dhe pilafin e Janinës. Gjithashtu dhe atë të Kosovës, sidomos të Prizrenit e Gjakovës. Kurse mami Mimoza, sjell me elegancë kuzhinën e Tiranës, Korçës e Elbasanit. Tava e dheut është e preferuara ime. Kuptohet që tradita jonë e ka për fyerje nëse nuk ia nxjerrim fundin pjatës, por unë shpesh herë i kujtoj ata se profesioni im kërkon fizik në formë dhe ata menjëherë sprapsen.
Do të thotë që pasqyra nuk të rezervon asnjëherë surpriza të pakëndshme në zonën e kofshëve?
Nuk ka ndonjë dallim të madh midis rrobave të banjës dhe të brendshmeve, prandaj i bie që ta shikoj veten me to çdo ditë. Më pëlqen vetja më shumë se me rroba ditore. Nëse do lejohej, unë do isha e para që do dilja vetëm me rroba banje në rrugë.
Celuliti nuk të ka bërë ndonjëherë vizitë?
Kam fizik elegant, sportiv dhe joshës. Muskujt e fortë e kanë ndaluar një veçori të tillë. Ndoshta është dhe gjenetike. Gjyshja ime, Gjyliana, që bën 93 vjeç këtë verë, e ka trupin si vajzë e re. Trupin tim e dua shumë dhe nuk ka nevojë që të shqetësohem, sepse është gjithmonë në qendër të vëmendjes sime dhe të të tjerëve.
Atëherë pushimet i shijon bashkë me linjat perfekte. Po gjatë kësaj kohe, ndryshon regjimi yt ushqimor?
Pushimet më pëlqen t’i kaloj në apartamentin tim në plazhin e Shëngjinit. E kemi traditë familjare. Gjyshi dhe gjyshja veronin atje dhe pastaj babi dhe mami na çonim me vëllanë kur ishim të vegjël. Atje shpirti im gjen qetësi dhe gjatë kësaj kohe më pëlqejnë më tepër perimet dhe frutat, sidomos shalqiri.
Ha më shumë apo më pak gjatë këtyre ditëve?
Zakonisht ha më pak dhe djeg me tepër kalori në aktivitet ditore.
Na e përshkruaj pak mëngjesin tënd të pushimeve…
Më pëlqen të zgjohem herët në mëngjes, edhe pse nuk ndodh shpesh, sepse jam shumë gjumashe. Kafja e mëngjesit me babin në ballkon, teksa valët e detit përplasen në breg, më shijon pa fund. Më vonë, një vrap në vijën bregdetare dhe një zhytje në det mbyllin atë që mund ta quaj mëngjesin ideal. Drekën dhe darkën zakonisht i konsumoj në shtëpi ose jashtë me miq dhe të afërm.
Thua ndonjëherë: le të bëhet ç’të bëhet, me pushime jam dhe do ha sa të më hahet?
Jo, asnjëherë. Çdo gjë duhet me masë. Ose mund të ndodhë që sot i provoj të gjitha nga pak dhe nesër nuk ha fare.
Çfarë shton dhe çfarë heq nga menuja jote, krahasuar me ditët kur nuk je ne plazh?
Bukën dhe pastën.
Kur zgjedh destinacionin e pushimeve, interesohesh edhe për ushqimet që do të gjesh aty?
Po, më pëlqen të provoj kuzhina të ndryshme. Ndonjëherë, humbim shumë ngaqë nuk provojmë. Mbaj mend kur isha njëherë në Austin, Teksas, për Fashion Week. Në një party ku isha e ftuar, një nga kamerierët e vilës ofronte horderves, mish i thatë i karamelizuar me sheqer. Dhe mbaj mend që personi që na kishte ftuar më sugjeroi që ta provoja, sepse ishte tipike e Teksasit. Unë, për të mos ia prishur, e provova dhe u binda që me të vërtetë ishte një kombinim i çuditshëm por dhe shumë i shijshëm. Këtë verë do vizitoj, përveç Shqipërisë, edhe Izraelin ku nuk do lë pa provuar dhe humusin dhe djathërat e shijshëm të tyre.
Tundohesh nga alkooli, duke qenë se mbrëmjet e verës janë shumë të gjata?
Më pëlqen të pi një gotë verë kur jam në shoqërinë e një personi që të deh!/Shije.al, Nentor 2015/