Platoni dhe përkufizimi i parë për dashurinë
Të gjithë – pak a shumë – i pëlqejnë gjërat e bukura. Por ne priremi t’i mendojmë si misterioze paksa në fuqinë e tyre mbi ne dhe, në një skemë më të madhe, jo tejet të rëndësishme. Por Platoni propozoi se me të vërtetë ka shumë rëndësi se çfarë lloj shtëpish apo tempujsh, qypash apo skulpturash ke rreth teje. Askush përpara Platonit nuk e kishte bërë pyetjen kyçe: përse ne i pëlqejmë gjërat e bukura? Ai gjeti një arsye mbreslënëse: ne njohim në to një pjesë të “së mirës”. Ka shumë gjëra të bukura që synojmë të bëhemi: të mirë, të butë, harmonikë, të balancuar, paqësor, të fortë, dinjitozë. Këto janë cilësitë e njerëzve. Por këto janë gjithashtu dhe cilësitë e objekteve. Ne ndihemi në lëvizje dhe të ngazëllyer kur ne gjejmë në objekte cilësitë për të cilat kemi nevojë por na mungojnë në jetë. Objektet e bukura aty për aty kanë një funksion vërtet të rëndësishëm. Ata na ftojnë të evulojmë në drejtimin e tyre, të bëhemi siç janë ato. Bukuria mund të edukojë shpirtrat tanë. Kjo ndjek që shëmtia është një çështje e rëndësishme po ashtu, sepse paraqet karakteristika të rrezikshme dhe të dëmtuara përballë nesh. Na inkurajon të bëhemi si ajo: të ashpër, kaotikë, të çuditshëm. E bën shumë më të vështirë të qënit i zgjuar, i dashur dhe i qetë. Platoni e shikon artin si terapeutik: është detyra e poetëve dhe piktorëve (dhe në ditët e sotme e romancierëve, prodhuesve televizivë dhe dizenjuesve) të na ndihmojnë të jetojmë jetë të mira. Platoni besonte në çensurën e arteve. Nuk është paradoksi që duket. Nëse artistët mund të na ndihmojnë të jetojmë mirë, ata munden, për fat të keq, në të njëjtën mënyrë të na japin prestigj dhe magji për qëndrimet dhe idetë e padobishme. Thjesht të qënit artist nuk garanton se fuqia e artit do të përdoret me mençuri. Kjo është aryeja përse Platoni besonte se artistët duhet të punonin nën komandën e filozofëve, të cilët do t’u jepnin idetë e duhura dhe do t’u kërkonin t’i bënin këto ide bindëse dhe popullore. Arti ishte një lloj prapagande – ose reklamimi – i të mirës.