Presidenti Meta dekreton emërimin e Këshillit të Ministrave
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, dekretoi sot emrimin e Këshillit të Ministrave.
Në një njoftim zyrtar nga zyra e Presidentit, bëhet e ditur se me dekret për emrimin e Këshillit të Ministrave, në mbështetje të nenit 93 dhe 96 dhe 98 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j:
Neni 1,
Emërimin e Këshillit të Ministrave me këtë përbërje:
- Zoti Edi Rama, Kryeministër
- Zonja Senida Mesi, Zëvendëskryeministre
- Zoti Ditmir Bushati, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme
- Zonja Olta Xhaçka, Ministre e Mbrojtjes
- Zoti Fatmir Xhafaj, Ministër i Brendshëm
- Zoti Arben Ahmetaj, Ministër i Financave dhe Ekonomisë
- Zoti Damian Gjiknuri, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë
- Zonja Lindita Nikolla, Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
- Zonja Etilda Gjonaj, Ministre e Drejtësisë
- Zonja Mirela Kumbaro Furxhi, Ministre e Kulturës
- Zoti Niko Peleshi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
- Zonja Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
- Zoti Blendi Klosi, Ministër i Turizmit dhe Mjedisit
- Zoti Pandeli Majko, Ministër Shteti për Diasporën
- Zonja Sonila Qato, Ministre Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë, nr. Dekretit 10604, Tiranë, më 10.09.2017, Presidenti Republikës, Ilir Meta.
Please follow and like us: