Albspirit

Media/News/Publishing

Rama i dërgon Metës, qeverinë për dekretim

Në përfundim të seancës parlamentare të mbrëmjes së sotme, kryeministri Edi Rama ka dërguar në presidencë, shkresën për dekretimin e qeverisë së re, bashkë me emrat e ministrave.

 

Shkresa dërguar Presidentit Ilir Meta

Z. Ilir Meta President i Republikës

Lënda: Propozim për përbërjen e Këshillit të Ministrave dhe emërimin e ministrave.

Zoti President,
Si kryeministër i emëruar, mbështetur në pikën 1, të nenit 98, të Kushtetutës, Ju paraqes përbërjen e Këshillit të Ministrave dhe propozimet për emërimin e ministrave përkatës, si më poshtë vijon:

  1. Z. Edi Rama- Kryeministër
  2. Znj, Senida Mesi- Zëvëndëkryeministre;
  3. Z. Ditmir Bushati- Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme;
  4. Znj. Olta Xhaçka- Ministre e Mbrojtjes;
  5. Z. Fatmir Xhafaj- Ministër i Brendshëm
  6. Z. Arben Ahmetaj- Ministër i Financave dhe Ekonomisë;
  7. Z. Damian Gjinkuri- Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
  8. Znj. Lindita Nikolla- Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë;
  9. Znj. Etilda Gjonaj- Ministre e Drejtësisë;
  10. Znj. Mirela Kumbaro Furxhi- Ministre e Kulturës;
  11. Z. Niko Peleshi- Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
  12. Znj. Ogerta Manastirliu- Ministre e Shëndetësisë dhe mbrojtjes Sociale;
  13. Z. Blendi Klosi- Ministër i Turizmit dhe Mjedisit;
  14. Z. Pandeli Majko- Ministër i Shtetit për Diasporën;
  15. Znj. Sonila Qato- Ministre Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.
Please follow and like us: