Topalli: Lista e deputetëve të familjes së Lulzim Bashë Isufit, kontribuoi në zgjedhjen e Gramoz Ruçit, nuk kemi opozitë
Ish-deputetja e PD-së Jozefina Topalli ka shpërthyer në akuza ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha për zgjedhjen e Gramoz Ruçit në krye të kuvendit.
STATUSI I TOPALLIT
Kjo nuk është Partia Demokratike!
Vendi është pa opozitë!
Menjëherë pas betimit si deputetë, lista e deputetëve e familjes së Lulzin Bashë Isufit, kontriboi në zgjedhjen me 80 vota të Gramoz Ruçit, Kryetar të Kuvendit të Shqipërisë, 27 vite pas rrëzimit të komunizmit.
Reagimi i demokratëve në rrjetet sociale ka qenë një fortunë.
Dikush i shkruante: “Nuk besoj të ketë votuar Lule Basha për Ruçin se do ishte nepotizëm”.
Dikush tjetër “Hera e parë në historinë e vendit që një opozitë jepet me koncesion nga një sharlatan”.
Tjetri: “Nëse ky lajm është i vërtetë dhe janë shitur qysh sot 3 deputetë të opozitës, atëhere nuk është faji i Edvinit por i PD që i është thyer busulla morale”.
Të tjerë: “Do bëhesh Kryeministër ti?! Ty të vjedhin votat në Parlament. Nëse ambasadori amerikan bojkotoi Ruçin po ti pse nuk e bojkotove”?
Në fakt unë nuk u habita që lista e Lulit votoi Ruçin.
Prej shumë vitesh, Luli nuk më zhgënjen për asgjë: Nuk më zhgënjen:
- as kur qan me lot krokodili për të vrarët e diktaturës;
- as kur betohet për opozitë ballore dhe flirton me Ramën;
- as kur proteston për votën e lirë, hyn në qeveri me Ramën dhe vetë vjedh votat brenda PD;
- as kur çon PD në humnerën me minus 230 mijë vota dhe thotë realizuam një fitore morale;
- as kur voton Ruçin e fill pas kësaj i bashkohet atyre që protestojnë kundra këtij të fundit;
- as kur thërret me shërbëtorët e tij gaztorë se ia vodhën 3 vota nën reflektorët e dritave të seancës parlamentare, nën xhrimin e 20 kamerave në transmetim direkt, në sy të 3 milionë shqiptarëve dhe me prezencën e pothuaj gjithë trupit diplomatik;
- as kur e shet dhe e rishet atë që ka mbetur nga PD.
Luli nuk më zhgënjen kur thotë ekzaktësisht të kundërtën e asaj që do bëjë.
Luli luan të gjitha rolet. ..teatrale.
Por ai luan dhe role serioze – Nga Zhulieta e Shekspirit, Don Kishoti i Servantesit…deri tek kryetari i “opozitës” dhe nuk ka frikë se bëhet Lul Komiku.
Lulin dhe familjen e tij Isufi nuk e lidh asgjë me PD.
Ata nuk kanë patur kurrë lidhje me këtë forcë politike deri në 2005.
Dhe që nga ky vit, ai vetëm e ka vjedhur atë deri më:
17-18 maj kur kreu aktin e tradhëtisë ndaj demokratëve;
më 21 maj kur shpalli si Sulltan Bashë Isufi listën e familjes dhe klientëve të saj;
më 22 korrik kur vodhi karrigen e kryetarit dhe vulën e PD përmes fallsifikimit të votave e pjesëmarrjes.
E deri dje, kur i dhuroi Ruçit 3 vota nga lista e tij.
Kur kryetari shet vendet e listës së deputetëve, edhe deputetit i duket se ka të drejtë të shesë votën e tij.
3 muaj më parë Luli çertifikoi shkrirjen e së djathtës . Dje “opozita” e tij votoi simbolin e komunizmit. Jo miq, nuk ka humbur dje busullën morale PD.
Kjo nuk është PD. Vendi është pa opozitë.
Edvin Rama nuk ik nga pushteti sa kohë në krye të opozitës do jetë çuni i tij i mirë.
Demokratët duhet të largojnë Lulzim Bashën nga karriga e uzurpuar me vjedhje e fallsifikim votash, pas shitjes që i bëri PD dhe rezultatit katastrofik të 25 qershorit.