Albspirit

Media/News/Publishing

5 mijë firma për të ndryshuar emrin e uraganit Irma në Ivanka

Një uragan me emrin Ivanka; provokimi i radhës vjen nga Care2, portali që lidh aktivistët dhe ambientalistët nga e gjithë bota. Sajti ka lëshuar një peticion online që i kërkon Shoqërisë Botërore të Meteorologjisë të ndryshojë emrin e uraganit nga Irma në Ivanka.

Deri tani janë rreth 5 mijë aktivistë që kanë nënshkruar peticionin onlinë, raporton Newsweek, dhe numri vazhdon të rritet. Reagimi ka ardhur pas qëndrimit jokonesekuent  të vajzës së presidentit të SHBA, që është edhe një nga këshilltaret më të ngushta të tij, e cila nuk e mbajti angazhimin e saj për të ndikuar tek i ati lidhur me çështjen e ndryshimeve klimaterike.

Edhe pse çështja e ambientit është një nga fushat e interesit të ‘First Daughter’, duket se ndikimi i saj në vendimet e marra në studion ovale është ende i dobët. Ivanka, kujton Newsweek është vënë në qendër të kritikave edhe pas postimit të saj në Twitter lidhur me reformën e taksave në orët e katastrofës natyrore të uraganit Harvey.

Në qendër të sulmit ndaj Ivankës qëndron vendimi i qershorit të shkuar për tërheqjen e SHBA nga marrëveshja e Parisit për klimën.

Please follow and like us: