Abe kërkon përforcim të arsenalit mbrojtës përballë Phenianit
Kryeministri japonez, Shinzo Abe, u shpreh të hënën në Tokio për një përforcim të mjeteve mbrojtëse të vendit, ndërkohë që kërcënimi koreanoverior intensifikohet në rajon.
Shefi i qeverisë u shpreh përpara rojeve të Forcave të Vetëmbrojtjes (emërimi i ushtrisë japoneze), disa orë nga debati në Këshillin e Sigurimit në OKB për sanksione të reja më të ashpra kundër Phenianit.
“Askush nuk do ju mbrojë nëse nuk e keni vetë vullnetin për t’u mbrojtur”m deklaroi Abe.
“Ne do të marrim të gjitha masat e nevojshme kundër gëditjeve me raketa mbi Japoninë”, shtoi ai.
Për më tepër Abe-ja i kërkoi ministrit të tij të Mbrojtjes, Itsunori Onodera, të përgatisë një projekt strategjie mbrojtëse afat mesëm.
Kryeministri, që njihet si mbështetës i rritjes së mjeteve dhe aftësive ushtarake, vlerësoi gjithashtu se “është i pashmangshëm një përforcim i aleancës japonezo-amerikane për të garantuar sigurinë rajonale”.