Albspirit

Media/News/Publishing

Ankesa e Enverit te Stalini: Duan të më rrëzojnë

Frika e Enver Hoxhes se Shqiperia mund te pushtohej nga pjesa tjeter e botes, per qeverine angleze te viteve ’50 ishte me shume paranoje e udheheqesit komunist. Per anglezet, e gjithe kjo behej qe Enver Hoxha te rriste me shume rendesine e tij perpara Bashkimit Sovjetik dhe, nderkohe, ky i fundit t’i jepte ndihma per zhvillimin e ekonomise se vendit. Sipas disa dokumenteve sekrete angleze, megjithese regjimi i Enver Hoxhes nuk ishte i pelqyer nga Perendimi, ata nuk kane dashur qe te nderhyjne ushtarakisht ne Shqiperi, megjithese ishin shume me te fuqishem, pasi, sipas dokumenteve, perendimi nuk donte me lufte. Media ka zbuluar ne Arkivin Qendror te Shtetit dokumente sekrete te vitit 1950, te Ministrise se Jashtme te Britanise se Madhe. Ne dokumentet sekrete angleze te bie ne sy nje raport i kesaj ministrie ne lidhje me marredheniet e Shqiperise me Bashkimin Sovjetik. Gjithashtu nje tjeter fakt i rendesishem ne kete raport eshte edhe vleresimi qe i benin ata dyshimit te Enver Hoxhes per idene e pushtimit te Shqiperise nga Perendimi. Sipas ketij raporti kjo ishte vetem nje paranoje e Enverit dhe asgje me shume.

Raporti i Ministrise se Jashtme angleze i perkthyer ne shqip

Fjalimet e Enver Hoxhes tani lajkatojne Stalinin, ashtu si lajkatonim me pare Titon. Dhe, ne te njejten menyre, ato kane lindur nga frika, jo nga miqesia. Aty ku ekziston miqesia e vertete, nuk ka nevoje per lajka. Njerezit lajkatojne kur nuk jane te sigurt per miqte e tyre.

Fjalimi i Hoxhes ne Konferencen e te ashtuquajtures Parti e Punes, shkoi edhe me tej ne veteposhterim me shume se çdo fjalim tjeter qe kishte bere. Tregoi nje burre te shqetesuar nga e ardhmja ne nivelin e hutimit, gati te braktise modestine, respektin per veten dhe, madje, logjiken per ta justifikuar veten ne syte e Moskes.

Hoxha u perpoq te bente te pamunduren ne fjalimin e tij. Ai donte te tregonte se plani 2-vjeçar ishte nje sukses, dhe keshtu te justifikonte ndihmen e metejshme nga ruset. Ai gjithashtu duhet te shpjegonte pse ishte nje deshtim ne te dy deget qe jane ne interes te Rusise, nafta dhe komunikimi.

Per çeshtjet e jashtme, ai kontradiktoi veten ne te njejten menyre. Ai eshte i fiksuar me idene se pjesa tjeter e botes do te pushtoje Shqiperine. Nese ai ka te drejte, perse nuk e bejne ata nje gje te tille? Ata jane mjaft te forte, dhe Shqiperia nuk ka asnje marreveshje mbrojtjeje ushtarake per t’u mbeshtetur. (Ishte nje shkarje gjuhe per Hoxhen te fliste per “mbrojtjen e tepruar” te Rusise. eshte vertet shume e kufizuar, pasi nuk perfshin premtimin e ndihmes ushtarake.) Bota e lire nuk e pushton Shqiperine pasi, megjithese nuk e pelqen regjimin e Hoxhes, do qe shqiptaret ta ndertojne qeverine ne menyren e tyre, dhe nuk deshiron lufte.

Por Hoxha, per ta rritur rendesine e tij ne syte e ruseve, e shpik kete rrezik te pushtimit edhe se nuk ka ndodhur kurre, ben gjoja sikur e ka kaluar kete rrezik. “Si eshte e mundur”, pyet ai ne menyre bombastike, se “udheheqja e lavdishme” e Hoxhes ishte “ne gjendje te rezistonte ne menyre heroike, te luftonte ne te gjitha frontet dhe te triumfonte”? Ai luftoi me trimeri sepse nuk kishte asnje kundershtar dhe triumfoi aty ku nuk ishte sfiduar kurre. eshte si nje burre qe lufton hijen e tij dhe pretendon te jete nje kampion ne boks.

Fale “udheheqjes te lavdishme” te Hoxhes dhe “pushtetit te Stalinit te lavdishem” – a ka Hoxha aq guxim sa ta krahasoje veten me kete mesues? – ai mund te raportoje “zhdukjen e te gjitha rreziqeve qe kercenojne vendin tone”. Dhe me pas ai kujton papritmas se, megjithese ai dhe Stalini i kane kaluar rreziqet, qe nuk kane ekzistuar asnjehere, qe ne te vertete jane ca rreziqe reale. Dhe rreziqet nuk vijne nga te huajt; por nga shqiptaret, te cilet ai i quan “bandite” dhe “njerez te pabalancuar”.

Do te ishte interesante te dinim nese Hoxha ka me shume frike njerezit e tij apo miqte ruse. Pasi nuk ka dyshim se te dy po i shkaktojne shqetesime, dhe prapa pushimeve nga Ministria e Komunikacionit mund te shihen qarte rezultatet e nje krize te madhe mbi furnizimin e materialeve per Shqiperine. A ju kujtohet se si ne fillim te vitit 1949 ardhja e anijeve ruse ne Durres raportohej rregullisht? Abdyl Kellezi thoshte se ato vinin “perdite” me makineri dhe drithera dhe materiale te paperpunuara. “Perdite” ishte nje ekzagjerim i madh, madje dhe atehere. Por “çdo jave” do te ishte nje ekzagjerim tani. Lejojeni “Bashkimin” te publikoje emrat e anijeve qe kane ardhur ne vitin 1950, me ngarkesat e tyre, dhe lerini shqiptaret te shohin nese vine çdo dite, çdo jave apo çdo muaj.

Gjithkush jashte Shqiperise e di shume mire se gjithnje e me pak anije ruse po hyjne. Pasi Hoxha shkoi ne Moske ne marsin e vitit te kaluar, duke marre me vete dhe Niazi Lalamin, si nje keshilltar te besuar, u shfaq plani 2-vjeçar i Shqiperise. Ndihmoi ne investimin e 165 milione lekeve per transportin detar, gati kaq shume dhe per transportin tokesor. Rusia i ka thene qarte Hoxhes te perdore kantieret e veta detare dhe punetoret e saj dhe te mos mbeshtetet shume ne ndihmat e huaja. Ne tetor te vitit 1949, qeveria pershkroi se si kantieret detare dhe kompanite e anijeve ne Durres po permbushnin planin perkatesisht me 122 per qind dhe 146 per qind. Çfaredo qe Hoxha te thote tani, atehere ai ishte i kenaqur. Qe nga ajo kohe, Koleka ka qene ne Moske dhe Stalini i dergoi Hoxhes nje telegram, i cili ishte me shume nje paralajmerim se sa nje pershendetje, duke i uruar troç “suksese te metejshme” ne progresin ekonomik dhe kulturor.

Moskes po i humbet durimi. Ajo kerkon me shume nafte per te paguar materialet e derguara ne Shqiperi ne te kaluaren. Kerkon me shume anije shqiptare ne det, per te ulur koston dhe perpjekjet e perdorimit gjate gjithe kohes se anijeve ruse. Per kete arsye, Hoxhes i duhet te gjeje dash kurbani, dhe ata me te pafatet po sakrifikohen qe ai t’ia dale. Nen regjimin e Hoxhes, nje “tradhtar” apo “sabotues” eshte thjesht nje njeri, i cili nuk ben me saktesi ate qe ruset duan, dhe pikerisht ne momentin qe ata e duan. Nese kjo ndodh te jete e pamundur, aq me keq per viktimen, dhe aq me keq per Shqiperine.

Anglezet: Shqiperia dhe Jugosllavia duan te bashkohen

Thashethemnajen e viteve te para te pasçlirimit se Shqiperia dhe Jugosllavia mund te krijonin nje federate te perbashket, qeveria angleze e mori shume seriozisht. Per anglezet kjo federate e perbashket mund te krijohej ne çdo kohe, dhe kjo per shkak te regjimit te njejte qe kishte Shqiperia dhe Jugosllavia ne vitin 1945. Aq seriozisht e kishin marre anglezet idene e krijimit te Federates Jugosllavo-Shqiptare, sa i kishin kushtuar kesaj çeshtje nje rendesi dhe vemendje te veçante, duke angazhuar nje numer te madh njerezish per te vjele informacion rreth kesaj çeshtje. Gazeta “Tirana Observer” ka arritur te marre nga Arkivi Qendror i Shtetit pese telegrame te Ministrise se Jashtme angleze ose anasjelltas drejtuar krereve te zyrave te saj ne Shqiperi dhe Jugosllavi. Ne te gjitha telegramet vihet re interesimi per te ditur dhe zbuluar çdo informacion ne lidhje me krijimin e kesaj federate te perbashket shqiptaro-jugosllave. Ne nje nga keto telegrame, perfaqesuesi i misionit anglez ne Jugosllavi, zoti Stivenson u tregonte eproreve te vete ne Londer se nga ana e qeverise se Titos nuk kishte ndonje plan per krijimin e kesaj federate.

Telegram i Z. Stevenson, Beograd, derguar bazes se Kazertas ne Bari te Italise dhe majorit Hodgkinson
Zyra e Jashtme, S.W.1

Mars, 1945.

Ne mendojme se ka ardhur koha te marrim ne konsiderate se cili duhet te jete qendrimi yne, nese behen propozime per nje Federate Jugosllave-Shqiptare. Ne kendveshtrimin e nje ngjashmerie mes dy regjimeve, nje federate e tille eshte nje mundesi, dhe shpeshhere ka pasur zera se kjo po diskutohet. Tani duket se pozicioni i F.N.C.-se ne Shqiperi eshte me i dobet se me pare dhe se mund te perballet me nje krize te brendshme ne te ardhmen e afert. Hoxha atehere mund te nxjerre si perfundim se federata eshte rruga me e mire per ta nxjerre nga veshtiresite dhe te beje propozimet perfundimtare.
2. Duhet te jem mirenjohes per komentet tuaja dhe do te nxjerr nje raport sa me shpejt te jete e mundur per
(a) çdo informacion qe mund te keni per te treguar se qeveria jugosllave po e mendon nje federate te tille.
(b) çfare kushtesh ofrojne
(c) nese nje hap i tille do te pranohej nga te gjithe njerezit jugosllave.
3. Po ju kerkoj nje raport te ngjashem nga Misioni Britanik Ushtarak ne Shqiperi.
Telegram i Ministrise se Jashtme angleze, drejtuar majorit Hodgkinson
Zyra e Jashtme, S.W.1.
22 mars, 1945
I dashur Hodgkinson,
Kohet e fundit kemi filluar te marrim parasysh se cili duhet te jete qendrimi yne kundrejt ndonje propozimi per Federaten Jugosllave-Shqiptare. Kjo patjeter eshte nje hap te cilin edhe Tito edhe Hoxha duhet ta marrin ne konsiderate, dhe ekziston gjithmone nje mundesi qe ata te arrijne nje marreveshje per te.
Ne po i kerkojme Stevenson-it ne Beograd nje raport per mundesine e nje hapi te tille, dhe nje raport i ngjashem nga Misioni Ushtarak ne Shqiperi do te ishte i vlefshem per ne. Nen udhezimet e tyre, ata do te raportojne çdo informacion te percaktuar qe iu ka shkuar, por ne do te ishim mirenjohes nese do te udhezoheshin te dergonin nje raport special per kete çeshtje sa me shpejt te jete e mundur. Besoj se ky duhet te mbuloje
(a) çdo informacion te cilin ata kane apo mund ta sigurojne per te treguar se ne çfare mase Hoxha po punon per nje federate te tille.
(b) Si shqiptaret ne teresi do te reagonin.
(c) Komentet e pergjithshme te misionit.
Juaji sinqerisht,
(D.S. Stewart)
Major, T.W.I. Hodginson,
M.I.3.B
Zyra e Luftes
Telegram i zyres se Ministrise se Jashtme angleze, drejtuar Z. Steeart me mision ne Shqiperi
Marredheniet Jugosllavo-Shqiptare
Paraqisni letren e z. Steeart per major Hodginson, Zyra e Luftes, ne lidhje me propozimin e Federates Jugosllave-Shqiptare. Zotit Stevenson, Beograd, i eshte kerkuar nje raport. Kerkohen raporte te ngjashme nga Misioni Ushtarak ne Shqiperi.
Telegram i Ministrise se Jashtme angleze, derguar Bazes Qendrore e Mesdheut, Caserta, Bari, Itali
Departamenti nr. 1
Nga Zyra e Jashtme per ministrin rezident, Baza Qendrore e Mesdheut, Caserta, Bari, Itali
D. 3.20 p.m., 25 mars, 1945
Nr. 1114
24 mars, 1945
I perseritur ne Bari, nr. 272
777
Telegrami im nr. 281 per ne Beograd [20 mars: raport per mundesine e Federates Jugosllave-Shqiptare], paragrafi 3
Zyra e Luftes tani me informon se ata preferojne qe urdhrat per Misionin ne Shqiperi te vijne nga Zyrat e Forcave Aleate dhe jo drejtperdrejte nga ata vete. Ju lutem sigurohuni qe te dergohen udhezimet e duhura. Perveç ndonje komenti te pergjithshem per misionin qe mund te keni, do te me pelqente te dija
(a) nese keni ndonje informacion per te treguar se Hoxha po punon per nje federate te tille.
(b) cili do te jete reagimi popullor.
O.T.P.
Telegram i zotit. Stivenson, ne Beograd, drejtuar Ministrise se Jashtme angleze
Nga Beogradi per Zyren e Jashtme
Z.Stevenson.
Nr. 340 D. 9.27 p.m. GMT 24 mars, 1945.
24 mars, 1945. M. 11.05 p.m. BST 24 mars, 1945.
Perseritur per Kaserten, 48.
Telegrami juaj nr. 281.
Une e pyeta edhe ministrin jugosllav per Punet e Jashtme dhe M. Kardelj, zevendes kryeminister, per qendrimin e qeverise jugosllave drejt Shqiperise. Ata te dy me siguruan se qeveria jugosllave e konsideron Shqiperine si nje shtet sovran te pavarur. Dr. Subasie me pas me siguroi se qeveria jugosllave nuk (e perseris, nuk) e mendon nje federate me Shqiperine, me shume nga ç’e mendon me Bullgarine, dhe koha do te tregoje nese ne te ardhmen nje federate e njerezve te Ballkanit do te jete nje mundesi. Patjeter qe nuk kishte asnje (e perseris, asnje) synim nga ana e qeverise jugosllave per te formuar nje federate te tille tani.
2. Une po mbledh informacionin qe mundem per situaten ne Kosove dhe per kufirin Jugosllavo-Shqiptar dhe do t’ju dergoje telegraf sa me shpejt te jete e mundur.

O.T.P.

Please follow and like us: