Albspirit

Media/News/Publishing

Nard Ndoka: Ja pse u shkëputa nga grupi parlamentar i PD

Pas lajmin që u publiku lidhur me një largim të mundshëm nga grupi parlamentar i PD-së, ka reaguar kryetari i PDK-së, Nard Ndoka. Gazetarja e ‘News24’ Elda Menga ka siguruar për ‘BalkanWeb’ një prononcim nga Ndoka, i cili shpjegon faktin se në Kuvend ka firmosur si çdo sesion të ri parlamentar një kërkesë ku ai paraqitet si subjekt i një partie, që në këtë rast është PDK-ja.

Ai thekson se kërkesa nuk është bërë për shkëputje nga PD, duke shtuar faktin se ai nuk bën pjesë në grupin Parlamentar të saj, por në koalicionin e përbashkët me opozitën. Mes të tjerash Ndoka bënë me dije se kërkesën e kanë firmosur edhe aleatët e tjerë të opozitës, Fatmir Mediu, Vangjel Dule dhe Dashamir Shehi.

“Është procedurë normale parlamentare. Se kam firmosur vetëm unë kërkesën, por edhe Mediu, Dule dhe Shehi. Ne jemi përfaqësues të partitive tona dhe në një koalicion të përbashkët me opozitën. Por s’jemi anëtarë të grupit parlamentar të PD-së.

Me deklaratën që çdo deputet bën pranë Kuvendit të Shqipërisë jemi deklaruar përfaqësues të subjekteve tona që përfaqësojmë. Basha e di këtë gjë. Kjo nuk ka të bëjë as më shkëputje nga PD dhe as nga grupi”, sqaroi Ndoka për ‘BalkanWeb’.

Please follow and like us: