Plumbat ndaj ish-pronarit të “Rozafës”, policia: Shkak fëmijët
Specialisti i SHKB-së së Burgjeve në Drejtorinë e Përgjithshme, Kleant Musabelliu qëlloi me pistoletë në këmbë biznesmenin Pëllumb Gjoka, pasi ishin takuar për të zgjidhur një konflikt mes fëmijëve të tyre.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00, në zonën e Pazarit të Ri, në Tiranë. 46-vjeçari Gjoka, ish-pronar i “Rozafës”, është shtruar në spital jashtë rrezikut për jetën. Autori 43-vjeçar, Kleant Musabelliu është arrestuar nga policia dhe ndodhet në ambientet e Drejtorisë së Policisë në Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale.
Please follow and like us: