Clinton publikoi librin në formën e një rrëfimi personal
Dhjetë muaj më parë ajo shënoi disfatë përballë Donald Trump, Hillary Clinton publikon sot në SHBA një libër në formën e një rrëfimi personal për humbjen në zgjedhje. Ajo mban mbi shpinë një pjesë të përgjegjësisë por refuzon të justifikojë protagonistët e jashtëm, në vijën e parë renditet FBI, Rusia dhe mediat amerikane. Ish-kandidatja, e cila do të festojë në tetor 70 vjetorin e lindjes, flet hapur në lidhje me pasuesin e Barack Obamës, duke e cilësuar gënjeshtar, seksist, i padenjë dhe aspak kompetent. Ajo shprehet se e konstaton menjëherë këtë fakt duke dëgjuar të sqarohet se problemi koreano-verior nuk ishte kaq i thjeshtë. Ajo tregon “tronditjen” e mbrëmjes së 8 nëntorit 2016, në dhomën e hotelit në Nju Jork, ndjenjën e të qënit “bosh”, “trishtimin” që do ta shoqëronte përgjatë disa javësh. Duke refuzuar medikamentet që përdoren për të kuruar depresionin dhe psikoanalistin, ajo rrëfen se gjeti strehë tek familja e saj, tek një teknikë e frymëmarrjes alternative të mësuar nga mësuesi i jogas, dhe vera Chardonnay.