Dhunojnë dhe ngacmojnë seksualisht vajzën në rrugën “OSBE”, arrestohet 20-vjeçari, nën hetim 2 shokët e tij
Një djalë i ri është arrestuar nga policia, pasi dy ditë më parë, ka dhunuar një vajzë 25-vjeçare. E reja ka me iniciale L.D kallëzuar në polici se 20 vjeçari Ardjan V., e ka ngacmuar seksualisht dhe e ka dhunuar sëbashku me dy shokët e tij. Ngjarja ka ndodhur më 10 shtator, pranë banesës së 25-vjeçares në rrugën “OSBE” në Kamëz. Pas kallëzimit në polici, i riu nga Kamza është arrestuar ndërsa dy shokët e tij me inicialet B.V. 24 vjeç dhe A. V. 21 vjeç janë nën hetim.
Please follow and like us: