Rama kujton Azem Hajdarin, mesazhi për vajzën deputete
Kryeministri Edi Rama i ka kushtuar një status në faqen e tij Azem Hajdarit, liderit të Partisë Demokratike të vrarë në 12 shtator 1998.
Përmes një postimi ai i referohet vajzës së Azemit, e cila është sot deputete e Partisë Demokratike.
“Kënaqësi që sot në sallën e Kuvendit, karrigia e Azem Hajdarit nuk ështē më bosh! I uroj të bijës të jetë një zë i denjë i brezit të saj”, shkruan Rama.
Rudina Hajdari, vajza e eksponentit historik të Partisë Demokratike që mbeti i vrarë në një atentat ndaj tij, doli deputetja e dytë e Tiranës në zgjedhjet e 25 qershorit, menjëherë pas kryetarit Basha.
Please follow and like us: