7 arsyet që çojnë në shfaqjen e variçeve dhe cilat femra rrezikohen më shumë prej tyre
Venat varikoze ose variçet janë dilatacione (zgjerime) të venave të këmbës. Çdo venë mund të bëhet varikoze, por, ato që preken më shpesh janë venat e gjymtyrëve të poshtme.
Kjo, për shkak të qëndrimit të gjatë në këmbë i cili rrit presionin në venat e këmbëve. Për shumë njerëz, venat varikoze janë thjesht një shqetësim estetik, kurse për shumë të tjerë mund të jenë një shqetësim i mirfilltë shoqëruar me ndjesinë e dhimbjes dhe parehatisë, si dhe sinjalizojnë probleme të qarkullimit të gjakut. Variçet shfaqen tek të dyja gjinitë, por predispozitën më të madhe e paraqesin femrat, të cilat edhe e vuajnë më shumë praninë e tyre.
1.Shtatzënia: Një nga shkaqet më të zakonshme të variçeve është shtatzënia. Gjatë shtatzënisë, sasia e gjakut në trupin e gruas rrites më shumë se zakonisht, ndërsa sasia e gjakut që rrjedh nga këmbët drejt legenit zvogëlohet. Si rrjedhojë formohen edhe variçet e para.
2.Qëndrimi këmbëkryq: Janë të shumta gratë që zgjedhin të qëndrojnë këmbëkryq në punë, në shtëpi, në autobus etj etj, por ky lloj qëndrimi ndryshon mënyrën e qarkullimit të gjakut në të gjithë trupin tuaj dhe bëhet shkak për shfaqjen e variçeve.
3.Ritualet e përkujdesjes së lëkurës: Gabimet gjatë depilimit si për shembull prerjet me brisk, mund të bëhen shkak për krijimin e variçeve.
4.Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë: Kur qëndroni ulur për shumë kohë, rrezikoni të keni probleme me variçet si pasojë e akumulimit të tepërt të gjakut në gjymtyrët e poshtme.
5 .Munga e aktiviteti fizik: Më lart shpjeguam që qëndrimi ulur për një kohë të gjatë është një ndër shkaqet kryesore të variçeve, por nëse qëndrimit ulur i shtoni mungesën e aktivitetit fizik, atëherë rrezikoni më shumë t’ju shfaqen variçat.
6.Abuzimi me kripën: Ushqimet e kripura janë një tundim për këdo, por jo vetëm, ato mund të ndikojnë direkt në venat tuaja. Abuzimi me ushqimet e kripura çon në mbajtjen e ujit, si pasojë kjo gjë ndikon në zgjerimin e venave. gjë që vë një sasi të konsiderueshme presioni mbi presionin e gjakut.
7.Mbajtja e takave të larta: Kujdes me takat e larta, mund t’i mbani në raste ose festa të caktuara, por jo çdo ditë pasi këmbët tuaja janë të parat që do të vuajnë përdorimin e tyre.