Blerta Leka, modelja që admiron Partizanin
Partizani e ka nisur në mënyrën më të keqe sezonin e ri, pasi humbi që në ndeshjen e parë ndaj Laçit. Gjithsesi kjo mesa duket nuk e ka mërzitur shumë modelen, Blerta Leka, e cila njihet si tifoze e “Demave të Kuq”.
“Ndihem mirë. Nuk mund ta gjykojmë skuadrën e Partizanit edhe pas kësaj humbje. Do të fitojmë në ndeshjen e radhës ndaj Kukësit”, – ka thënë ajo në një intervistë për “Procesin Sportiv”.
Bukuroshja shqiptare, pjesëmarrëse në “Miss Universe 2017”, është një ndjekëse e Partizanit dhe shpreson që skuadra e Iulianos të gjejë fitoren në duelin e radhës ndaj kampionëve të Shqipërisë.
Please follow and like us: