Albspirit

Media/News/Publishing

Kulloste bagëtitë, shpëton nga përdhunimi i Hysniut për një gisht gruaja nga Bilishti

Ishte duke kullotur bagëtitë në arë kur një burrë i është afruar dhe ka nisur ta ngacmojë duke tentuar ta përdhunojë. Është kjo ajo që i ka ndodhur një gruaje, në Bilisht të Korçës, e cila gjatë ditës së djeshme është shokuar kur një person ka tentuar të kryejë marrëdhënie me dhunë me të. Policia e Korçës konfirmoi për mediat se ka zbardhur ngjarjen pas denoncimit të bërë nga 42-vjeçarja, e cila ishte e vetme në fushë ku kishte dalë për të kullotur bagëtitë. Nga hetimet e nisura pas kallëzimit të gruas, policia ka bërë të mundur arrestimin e Hysni G., 50 vjeç, banues në njësinë administrative Qendër-Bilisht. Sipas dëshmisë së gruas, ajo e njihte 50 vjeçarin vetëm si fytyrë për shkak se ishin nga e njëjta zonë, por nuk kishte komunikim me të. Pas denoncimit policia bëri të mundur prangosjen e 50 vjeçarit, ndërsa materialet në ngarkim të tij për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” ngelur në tentativë.

Please follow and like us: