Oversizing nga Magi’s Tips
‘Oversize clothes’ ose në shqip rrobat gjigande na shoqërojnë syrin kudo, në rrugë, në televizion dhe sidomos në portalet elektronike.
Ky stil veshje ka filluar në vitet ’20 në Amerikë dhe përdorej vetëm nga femrat që ishin mbi peshë.
Sot gjen shtrirje kudo, në femra dhe meshkuj, të dobët dhe të shëndoshë. Mund të them që më kënaq më shumë syrin një veshje e lirshme e kombinuar me stil se diçka mbas trupit, që duket sikur të merr frymën. Në përditshmërinë time rroba të tilla gjejnë shtrirje të gjerë.
Bëjmë një analizë të shpejtë. Palltot oversize shkojnë me një fund të ngushtë mbas trupi, me gjatësi deri te gjuri ose me xhinse të shkurtra, deri te kyçi dhe gjithmonë me këpuc dekolte.
Xhinset oversize me këmisha të të njëjtit stil. Nuk më duken bukur me tshirt-te të ngushta dhe të shkurtra.
Tshirt oversize me funde të gjata e të fryra ose pantallona serioze.
Edhe stilistët e famshëm botërorë, në sfilatat e fundit “Fall/Vinter 2017” propozojnë stil oversize. Kjo na tregon se, përsëri këtë dimër, do na shoqërojne veshje të tilla.
Ju kçshilloj ta provoni si stil veshje nëse nuk e keni bërë tuajën akoma. Edhe nëse dëgjoni rrugëve të thonë: ‘ku shkon kjo e veshur si nënë’… dont worry. Janë ata që preferojnë ende b….mëdhatë e ekspozuara. Besoj, shume shpejt, moda ‘Kim Kardashian’ do zbehet.
Dhe një këshillë miqësore: Bëhuni të veçantë, jo me doemos oversize, por stil.
Magi’s tips
Magalina Saqellari