Albspirit

Media/News/Publishing

Basha emëron këshilltarët në Kuvend

Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend listën e emrave që do të përfaqësojnë këtë forcë politike në kryesinë e Kuvendit. Lista është dorëzuar e firmosur nga Edmond Spaho dhe në bazë të saj në stafin e grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në Kuvend për legjislaturën në vazhdim do të jenë 5 punonjës. Ish-ministri teknik i Drejtësisë Gazmend Bardhi do të jetë Këshilltar për Çështjet Ligjore.

Ndërkohë që emrat e tjerë përkatës janë:

  1. Agron Kuliçaj, Këshilltar për Çështjet e Sigurisë
  2. Edi Lesi, Këshilltar për Mediat dhe Komunikimin
  3. Dorian Teliti, Këshilltar për Ekonominë dhe Financat
  4. Minushe Lazaj, Sekretare.
Please follow and like us: