Albspirit

Media/News/Publishing

Gazmend Bardhi sërish në politikë, merr një post të rëndësishëm në PD

Ish-ministri teknik i Drejtësisë Gazmend Bardhi, nuk do ta lërë me kaq karrierën e  tij politike. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka zgjedhur atë në një post shumë të rëndësishëm brenda Partisë Demokratike. Sipas Balkanweb, Bardhi është zgjedhur këshilltar për çështjet ligjore të Grupit Parlamentar të PD. Kujtojmë se ish-ministri Bardhi, u vendos në këtë post pas marrëveshjes së 18 Majit mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Ndërkohë mësohet se edhe Agron Kuliçaj që ka qenë një drejtues i lartë policie në kohën e Berishës, është zgjedhur në postin e këshilltarit për çështjet e sigurisë në PD. Këshilltar për Ekonominë në PD do të jetë Dorian Teliti, kurse këshilltar për mediat, Edi Lesi. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho e ka dorëzuar sot listën me katër këshilltarët pranë sekretarisë së Kuvendit.

Please follow and like us: