Albspirit

Media/News/Publishing

Hetimi i krimeve të komunizmit, Gumeni: Duhej të ishte bërë me kohë

Nisma e deputetit demokrat Oerd Bylykbashi për të hetuar e dënuar kriminelët e diktaturës, është përplasur me reagimet e para. Gjatë fjalimit të tij në seancën plenare për programin e qeverisë ‘Rama 2’, hodhi idenë e për ngritjen e një institucioni, për mbledhjen e pronave, gjurmimin dhe hetimin e personave të përfshirë në krimet e komunizmit, pjesë apo jo e politikës dhe piramidës së administratës së shtetit.

Studiuesi Agron Tufa dhe ish i burgosuri Daut Gumeni tregojnë për Report Tv për pritshmëritë  e tyre. Drejtuesi i Institutit të Studimit të Krimeve të Komunizmit, Agron Tufa shprehet pro këtij propozimi. Tufa beson ligji duhet të vendosë drejtësi për ish të përndjekurit dhe kriminelët e regjimit.

Studiuesi Tufa thotë se kriminelët e ish regjimit janë një njollë e zezë edhe për integrimin.
Daut Gumeni, ish i përndjekur politik shprehet pesimist ndaj propozimit të demokratit demokrat. Ish i burgosuri politik tregon për padrejtësitë që bëhen me ta.

Please follow and like us: