Albspirit

Media/News/Publishing

Lezhianit i bllokojnë vilën dhe dyqanet, dyshohet se merrej me drogë në Francë

Dyshimi për shfrytëzim prostitucioni dhe trafik droge kanë çuar në sekuestrimin e pasurisë së një personi nga Lezha me inicialet H.V. Sipas policisë dyshohet se ky person e ka bërë pasurinë në mënyrë të paligjshme, ndërsa sekuestro është vendosur për gati 670 mijë euro pasuri.

“Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin, ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi pasuritë dhe automjetet e mëposhtme:

a) 2 njësi tregtare (ambiente biznesi bar kafe & parukeri)

b) 2 godina banimi  (1 vilë 3 katëshe & 1 apartament 80 m2)

c)    1 sipërfaqe toke rreth 15 000 m2

d) 5 automjete luksoze ( me vlera monetare të konsiderueshme )

Vlera e pasurive të sekuestruara është rreth 670 000 Euro.

Ndaj këtij shtetasi ka dyshime nga partnerët, se është i përfshirë në aktivitet kriminal për shfrytëzim prostitucioni në Milano – Itali dhe për trafik të narkotikëve në Francë dhe Belgjikë”.

Please follow and like us: