Rama: Marrëveshja e 18 majit, gjëja më e mirë që ka bërë Basha
Rama deklaroi se gjëja më me vlerë që mund të ketë bërë Lulzim Basha si kryetar i opozitës është marrëveshja e 18 majit. “Nëse Lulzim Basha ka bërë një gjë me vlerë për këtë vend si kryetar i opozitës, është marrëveshja e 18 majit” , tha Rama në emisionin “Top Story”. Sipas Ramës, kjo marrëveshje mundësoi një palë zgjedhje më të qeta se ato të mëparshmet. “Zgjedhjet nuk kishin asgjë për t’u shqetësuar. Në këto zgjedhje nuk kishte as tension, as fytyra të mëdha e as banderola të partive rrugëve”- u shpreh Rama.
Please follow and like us: