Albspirit

Media/News/Publishing

Shpërblimi 1.6 mln euro për vjehrrin e Bashës/Rama: Ja e vërteta

Pak dite me parë u publikua në media se qeveria kishte dëmshpërblyer me 11.6 milionë euro pronarët e pallatit të ndërtuar nga vjehrri i Bashës, që u prish për shkak të zbatimit të projektit të Lungomares së Vlorës. Por kryeministri Edi Rama nga studio e Sokol Ballës, në Top Channel, ka shpjeguar se si qëndron e vërteta.

Është krejtesisht e pavërtetë, nuk kemi marrë asnjë vendim të tillë më vjen shumë keq që kazani mediatik prodhoi një tjetër që u përhap si brockullat.

Kemi ndërmarrë një proces krejt normal shpronësimi në kohën që u zhvillua gjithë ajo zallahija për prishjen e asaj godine, shifra e shpronësimit është kontestuar nga pala e dëmtuar kontestimi ka rënë në duart e një gjykatësi që është shumë i njohur për një vendim skandaloze, rritje të cmimeve të shpronësimeve të qeverive, që është gjykatësi që ka dhënë një vendim ekzemplar duke ndaluar shpronësimin e një pike karburanti mu në aksin e Lungomares në Vlorë, është unikale që thotë që s’mund ta prishësh për një interes publik atë karburant a thua se është një rrënojë antike.

Ky e ka 4-fishuar vlerën e shpronësimit por procesi vazhdon nuk është liruar asnjë para, ne kemi vazhduar ta kunsdërshtojmë është në gjykatën e lartë procesi”, tha Rama.

Please follow and like us: