Skëndërbeu humb 3-1 ndaj Dinamos së Kievit
Skuadra e Skëndërbeut të Korçës ka humbur 3-1 në ndeshjen e zhvilluar sot në Kiev, Ndaj Dinamos së Kievit të vlefshme për Europa League.
Lojtari i Skëndërbeut, Gjergji Muzaka, në minutën e 38-të ndeshjes së me një gjuajtje jashtë zone dërgoi topin pas shpinës së portierit Koval, duke shënuar golin e parë për Skënderbeun dhe personal dhe në fazën e grupeve të Europa League, por kjo nuk ka mjaftuar pasi Dinamo e Kievit shëmoi 3 gola në 20 minuta në pjesë e dytë.
Pas golit të shënuar nga Muzaka, minutat e mbetura nuk ndryshuan asgjë për fraksionin e parë të ndeshjes që u mbyll 0-1 për “Ujqërit e dëborës”, por pjesa parë nuk mjafton për të dalë triumfator.
Në ndryshim nga pjesa e parë, fraksioni i dytë i ndeshjes ka folur tërësisht për ukrainasit, të cilët barazuan shifrat me anë të Serhiy Sydorchuk dy minuta pas rifillimit të lojës.
Por ende pa u përmendur nga goli i barazimit, pas dy minutash janë sërish ukrainasit që shënojnë dhe kalojnë në avantazh me anë të Junior Moraes.
Ndërsa në të 65-tën, Mici shkakton faull brenda zone dhe arbitri ka akorduar 11 metërsh në favor të ukrainasve, i cili u shndërrua në gol nga Dieumerci Mbokani, i cili fiksoi edhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes 1-3 në favor të Dinamos së Kievit.