“Të hapen negociatat”/Fleckenstein: Shqipëria i plotësoi kushtet paraprake
Shtohen zërat në parlamentin Europian që kërkojnë nga komisioni hapjen e negociatave me Shqipërinë. Raportuesi Knut Fleckenstein, në një intervistë për Klan Plus, deklaroi se kushtet paraprake sic janë reforma në gjyqësor, Vetingu dhe zgjedhjet, u realizuan. “Nuk duhet të vendosen më kushte penguese”.
Ju keni kërkuar publikisht nga Komisioni Evropian datën zyrtare të fillimit të negociatave. Cili është qëndrimi i tyre?
“Ata nuk më kanë dhënë datë konkrete. Jo veten unë por edhe parlamenti evropian kërkon që komisioni të veproje tashme. Kishim kërkuar të niste reforma në gjyqësor, Vettingu, zgjedhjet që u realizuan mire. Pra siç e shihni janë realizuar kushtet paraprake. Çështjet më themelore mund të trajtohen gjatë negociatave, por nuk mund të shtojmë çështje të tjera penguese në këtë moment”.