Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Hoxholli: Ndihmë për këto dy vajza të sëmura rëndë

Aktivisti i mirënjohur, Ilir Hoxholli kërkon ndihmë për dy vajza në gjendje shumë të vështirë dhe në kushte ekonomike të mjerueshme.

Më poshtë thirrja e tij e dëshpëruar.

Ju lutem shpërndajeni urgjente! 
Aisha dhe Sidorela dy motra nga Gramshi, 27 dhe 23 vjeç kanë nevojë për ne. Janë të sëmura me Spina Bifida, nuk mund të rriten, vetëm lëkurë dhe kocka që u thyhen lehtësisht. Babai, Hasani ishte i vetmi burim i të ardhurave, por ai i sëmurë tashmë me kancer në mushkri. Shisnin si ambulant, por kjo nuk mund t’ua plotësojë nevojat vajzave. Ilaçe, serume, ushqime, ju lutem me shpirt t’i ndihmojmë. Shpërndajeni, mund të bëheni shkak dikush t’i ndihmojë.

O Zot, trishtimi nuk paska fund, lot, lutje, nuk mund të shkruaj dot çfarë më panë sytë. Bëra sa munda, por të gjithë nga pak t’ua lehtësojmë.

Zoti ju bekoftë kush lutet, kush dërgon një ndihmë, kush e shpërndan… nuk di çtë shkruaj…

Hasan Qemal Pëllumbi
Euro: AL19 2023 2005 0000 0000 7076 1913
USD:AL04 2023 2005 0000 0000 8076 1913
Lek : AL74 2023 2005 0000 0000 0176 1913
Raiffeisen Bank
Kodi për jashtë shtetit: SWIFT; SGSBALTX

Please follow and like us: