Policia kap brenda natës Drilonin, grabitësin e kazinosë
Pak para mesnate një kazino pranë Ministrisë së Drejtësisë u grabit në Tiranë. Një i ri kërcënoi personelin me thikë në dorë duke marrë paratë e kasës. Policët e zonës janë vënë në lëvizje dhe brenda natës e kanë arrestuar grabitësin. Sipas policisë ai është një 30 vjeçar me emrin Drilon Niko. Tani ai do të akuzohet për “Vjedhje me dhunë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Sipas policisë, 30 vjeçari syshohet se kishte lënë shuma të konsiderueshme në kumar dhe për t’u “hakmarrë” kishte vendosur ta grabiste kazinonë. Aventura e tij më paratë e vjedhura nuk zgjati shumë.
Please follow and like us: