Albspirit

Media/News/Publishing

Rubrika e Emigracionit, avokati Kieran Both: Çfarë është viza amerikane J-1?

Viza J-1, është  një vizë e përkohëshme që u jepet individёve të huaj,  qё nuk vijnё nё SHBA si emigrantё,  por  në bazë të një programi të veçantë si ‘shkëmbim vizitorësh’. Nuk ka ndonjë kufi ligjor për numrin e vizave J-1, që lëshohen çdo vit, por  çdo vit Departamenti i Shtetit  ndan një numër të paracaktuar certifikatash pranimi (Form DS 2019) për sponsorët e programit në të gjithë vendin për të ndihmuar lëshmin e vizave kandidatëve të mundshëm pjesmarrës  në këtë program. Ky formular, së bashku  me dokumente të tjera të nevojshme të Departamentit të  shtetit, u jep mundësinë vizitorëve e mundshëm për të bërë intervistën në një ambasadën apo konsullatën e SHBA-së për të kërkuar vizën J për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.

Për dekadën e fundit, numri i vizitorëve të pranuar në Shtetet e Bashkuara çdo vit ka ka arritur rreth 450.000. Aktualisht, individët me vizën J-1, vijnë nga më shumë se 200 vënde dhe territore; 83 për qind janë më të rinj se 30 vjeç, dhe 54 përqind janë femra.

Viza J ka kërkesa specifike si  për shembull:

  • Kohëzgjatja e qëndrimit është përcaktuar nga kategori specifike EVP dhe shkolla, punëdhënësit, apo subjekte të tjera. Për shembull, praktikantët mund të qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara deri në 12 muaj. Organizata pritëse  që ofron stazh ose trajnim përcakton nëse vizitori do të mbetet për një periudhë maksimale, ose për një periudhë  më të shkurtër kohe.
  • Individët me  vizën J-1 viza që hyjnë në Shtetet e Bashkuara në një program pune të caktuar (si  studiues, mësues, dado, etj) mund të aplikojnë për  numër pune(SSN). Ata duhet të paguajnë taksë për çdo kompensim që marrin, por janë lirë nga pagesa e taksës federale  (FICA
  • J-1 viza nuk mund të përdoren për punësim të zakonshëm. Programet e EVP që kanë një komponent të punës kanë për qëllim për të ofruar (në mirëbesim) trajnim  dhe përvojë për  të ardhurit  e jo që ata  të zëvendësojë punëtorët e tjerë.
  • Bashkëshorti dhe fëmijët e pamartuar nën moshën 21 vjeç mund të aplikojnë për vizën J-2  si persona në ngarkim të mbajtësit/ kryefamijarit/ të  vizës  J-1.  Familjarët në ngarkim, me vizën J-2,  kanë të drejtë të aplikojnë për autorizim pune pas mbërritjes së tyre në Shtetet e Bashkuara.
  • Mbajtësit e vizës J-1 duhet të fitojnë sigurim shendetsor për të mbuluar sëmundjet dhe aksidentet. Sigurimi duhet të mbulojë veten dhe të gjithë familjarët  në ngarkim (dmth me vizën J-2 )për të gjithë periudhën e qëndrimit në Shtetet e Bashkuara.
  • Për shkak se qëllimi themelor i kategorisë J-1 (shkëmbim vizitorësh) është për të ndarë përvojat dhe idetë me vendin nga vijnë, Aplikantët për vizë J-1 duhet të vijnë në Shtetet e Bashkuara  me synim që  të kthehen  atje me të  të përfunduar programin. Megjithatë, disa prej tyre mund të gëzojnë të drejtën të jetojnë dhe punojnë në Shtetet e Bashkuara pas përfundimit të programit, në varësi të rrethanave të tyre unike.

Disa nga  individët me vizën J-1, p.sh. ata që kanë aftësitë e nevojshme për të kontribuar në zhvillimin e vendit të tyre, nuk do të kenë të drejtë për të marrë disa viza të tjera ose të bëhen banorë të  përhershëm (të marrin green card) veçse nëse kthehen në vendin e tyre për të qëndruar atje  të paktën dy vjet që prej  përfundimit të programit. Individët me vizën J-2 janë subjekt i të njëjtave kërkesa si ata me vizën J-1.

Kjo kërkesë qëndrimi dy vjeçar në atdhe mund të hiqet në rrethana të caktuara. Për shembull nëse ‘exchange visitors’ janë në gjendje të vërtetojnë se largimi i tyre do të krijonte vështirësi të jashtëzakonshme për anëtarin e familjes së tyre,shtetas amerikan ose rezident të  përhershëm të SHBA.

Programi fillimisht solli studiues në Shtetet e Bashkuara për të dhënë mësim apo të kryer hulumtime. Sot ka  rreth 14 kategori  të programeve përmes të cilit pjesëmarrësit e EVP mund të japin mësim, bëjnë studime, hulumtime, e marrin trajnime.

  • Të rinjtëjetojnë me një familje amerikane për 12 muaj dhe ndërkohë që përjetojnë kulturën amerikane., dhe kujdesen për fëmijët, ndjekin kurse në një institucion të akredituar.

o    Studentët e huaj  regjistrohen në programe  studimi ku diplomohen e  ju krijohen mundësi  nga institucionet akademike amerikane të marrin pjesë në programe praktike  (intership).

o    Vizitorët qeveritare:  Janë shtetas të huaj të shquar  dhe me influencë dhe janë të zgjedhur nga qeveria federale, ose agjencitë amerikane të qeverisjes lokale për të marrë pjesë në turne vëzhgimi, diskutime, konsultime, takime profesionale, konferenca, seminare, dhe të udhëtimit me qëllim për të forcuar lidhjet profesionale dhe personale mes personaliteteve shtetas të huaj dhe atyre amerikanë.

  • Vizitorët ndërkombëtarë: Liderët e huaj janë përzgjedhur nga Departamenti i Shtetit për të marrë pjesë në programe  të veçanta me qëllim për t’i ndihmuar vizitorët ndërkombëtarë për të kuptuar më mirë kulturën dhe shoqërinë amerikane  si dhe për të ndihmuar  amerikanët në njohjen e kulturave të huaja.

o    Mjekët: mjekët e huaj marrin pjesë në programet e arsimit mjekësor së SHBA-(diplomohen) apo trajnohen në shkollat e akredituara të SHBA-së të mjekësisë.

o    Profesorët dhe shkencëtarët : Këto dy programe janë per të nxitur shkëmbimin e ideve, hulumtimit, dhe lidhjet mes kërkimeve shkencore dhe institucionet akademike në SH.B.A.  me jashtë vendit.

o    Nxënësit e shkollave të mesme: nxënësit e shkollave të mesme  studiojne në një shkollë të akredituar publike ose private dhe  jetojnë me një familje amerikane apo në një shkollë të akredituar  me konvikt.

o    Dijetarët dhe  profesorët, studiues, dhe individë të tjerë  kanë mundësi të udhëtojë për një vizitë afatshkurtër për të dhënë  leksion, konsultime, për të bërë vëzhgime e studime profesionale në institucionet kërkimore dhe akademike, muzetë dhe bibliotekat nëpër SH.B.A.

o    Specialistët: Ekspertët në një  fushë të caktuar shkëmbejnë idetë me homologët e tyre amerikanë.

o    Programe verore të punës: Studentëve të universitetit u lejohet të punojnë dhe udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara gjatë verës.

o    Mësuesit e huaj të  japin mësim me kohë të plotë në një shkollë fillore apo të mesme në SHBA.

Qëllimi ynë është për të ndihmuar komunitetin shqiptar dhe  emigrantët me informacionin për të kërkuar ndihmë në mënyrë të pavarur.   Ne ju falënderojmë për komentet tuaja të vazhdueshme dhe pyetjet, dhe  do të përpiqemi për t’iu përgjigjur sa më shumë prej pyetjeve tuaja në të ardhmen.  Ju ftojmë  t’i bëni ato në adresën tonë të e-mailit  Kieranboth@verizon.net/ylliria press/

Please follow and like us: