Albspirit

Media/News/Publishing

Alfons AL Zeneli: Në një vend si ky i yni!

 

 

  • Në një vend ku turma gjakatarësh të çakërdisur i thurin lavde Mehmetit, Toger Babës apo Nevzat Haznedarit, nuk mund të mos shembet kulla e Prek Calit.
  • Në një vend ku turma mjeranësh të shpërfytyruar kanë nostalgji për skamjen dhe errësirën, nuk mund të mos linçoheshin atdhetarët, dijetarë dhe paneuropianizmi.
  • Në një vend ku ka ende ithtarë të Leninit dhe Stalinit, nuk mund krijohet panteon vlerash të vërteta për figurat madhore të kombit.
  • Në një vend ku monstrat e mbetura të diktaturës dhe pasardhësit e tyre mutantë i japin të drejtë ende Byrosë Politike që dënoi me vdekje pa vendim gjykate burra, gra, pleq e fëmijë, nuk mund të mbijë fara e lirisë dhe dritës.
  • Një vend ku turma dogmatikesh të atrofizuar mendojnë që Pilo Peristeri ka qenë më i madh se Ernest Koliqi dhe Themie Thomai më e vlerë se Musine Kokalari, është vend që duhet mbushur me klinika psikiatrike.
Please follow and like us: