Albspirit

Media/News/Publishing

Beniada Nishani: Sa më paguan “Playboy” për fotot e zhveshura…

Për Beniada Nishanin (Jakiç) sapo ka nisur një fazë e re në karrierën e saj si modele, pasi është përzgjedhur imazh i revistës “Playboy” të Portugalisë, si modelja që bie në sy për këmbët e gjata.

25- vjeçarja e lindur në Durrës, por e rritur në Itali, ishte në Tiranë pak ditë më parë për të hapur sezonin e rit televiziv të “Top Show”-t, që moderohet nga Alban Dudushi. Në intervistën televizive, ajo tregoi detaje për kontratën e re të punës, si imazhi i vajzës nga Shqipëria në faqet e revistës erotike.

 “Kam bërë disa foto për të marrë pjesë në “Playboy”, i kam realizuar ato për disa stilistë dhe së shpejti do të dalin foto të tjera”, tha Beniada. E nuk ka vonuar shumë dhe modelja bionde, e cila po studion në degën e aktrimit në Itali, ka postuar në profilet e saj zyrtare fotot e para nudo, të shkrepura në breg të detit për kontratën e re. Natyrisht që një ofertë e tillë kërkon guxim të mjaftueshëm për t’u pranuar, ndaj pyetja që të vjen në mendje është se sa mund të jetë paguar Beniada nga “Playboy”? “Jam paguar shumë, por nuk mund të flas me shifra”, tha Beniada për gazetën “Panorama”, duke lënë të nënkuptohet se ndihet shumë e kënaqur. “This week in Portugal with PlayBoy staff”, ishte statusi dhe një foto ekskluzive, ku Beniada Nishani (Jakic) njoftoi disa ditë më parë miqtë se sapo kishte nisur punën si modelja imazh e revistës “Playboy” të Portugalisë. Kështu, listës së modeleve shqiptare që pozojnë për “Playboy” i shtohet edhe Beniada, pas Iris Shalës, Delfina Azirit, etj.

BENIADA: NUDO SI SOFIA LOREN E KATE MOSS, ATO U SHFAQËN PLOTËSISHT LAKURIQ DHE U NGRITËN NË MAJËN E SUKSESIT…

Biondja që po komentohet këto kohë në showbiz-in italian me pozat e saj të guximshme, sapo ka realizuar edhe fotot e reja topless në breg të detit për revistën “Playboy”, ndërkohë që ka marrë komplimente dhe urime pa fund nga miqtë për përfshirjen në këtë projekt të ri ndërkombëtar.

Po cila është jeta e vërtetë e vajzës mendjehapur dhe ambicioze nga Durrësi? Beniada u bë e njohur në Itali me shfaqjen e saj në programin investigativ “Le Iene” (Hienat) të “Mediaset”. Pasi ka pozuar për fotografët më të famshëm në Itali, mes të cilëve Alberto Buzzanca apo Enrico Ricciardi, ajo iu përkushtua studimeve në aktrim me synimin për të fituar role protagonisteje në kinematografinë italiane.

Please follow and like us: