Albspirit

Media/News/Publishing

Emily Ratajkowski irritohet nga fotoshopi

Ajo është tepër natyrale në fotografitë e postuar në rrjetet sociale dhe duket se Emily Ratajkowski nuk është e lumtur që një revistë franceze ka përpunuar buzët dhe gjoksin e saj për kopertinën.

“Jam shumë e zhgënjyer të shoh buzët dhe gjoksin tim të përpunuar me “photoshop” në këtë kopertinë”, ka shkruar Emily bashkangjitur fotos së postuar në “Instagram”.

Aktorja dhe modelja 26-vjeçare ka postuar dy fotot në llogarinë e saj të “Instagram”-it, atë origjinale dhe atë të përdorur në kopertinë.

Please follow and like us: