Kush ishte Prek Cali, njeriu që futi në sherr Tom Doshin me Edi Ramën?
Në historinë e Shqipërisë bëjnë pjesë edhe individë që për disa kanë qenë heronjë e për disa antiheronj. E tillë vazhdon të mbetet edhe gura e Prek Calit.
Që prej ditës së djeshme, prishja e shtëpisë së Prekës në Vermosh ka sjellë diskutime të shumta midis politikanëve shqiptarë. I pari që ka reguar ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka akuzuar Edi Ramën për prishjen e shtëpisë. Pas tij nuk mungoi as reagimi i deputetit Tom Doshi, i cili premtoi se do ta ndërtonte sërish shtëpinë, madje do ta ndërtonte brenda “Vitit Skëndërbe”. Ai madje, në statusin e tij në Facebook shkroi se i vinte keq që I prishën shtëpinë e kushëririt.
Reagime pati edhe nga kreu i opozitës, Lulzim Basha, i cili e quajti prishjen e kullës së Prek Calit si goditje ndaj simbolit të kryengritjes së Kelmendit dhe revoltës së parë antikomuniste të Europës. Ndërsa kryeministri Edi Rama ka thënë se gjithë kjo histori është e sajuar duke akuzuar palën tjetër se ka sharë dhe e ka sajuar vetë historinë. Por kush ishte Prek Cali? Ai lindi në 29 korrik të vitit 1878 në Vermosh. Preka gjatës jetës së tij u martua dy herë. Me gruan e parë, Dranden, jetoi shumë pak sepse ajo vdiq e re, nga sëmundja më e përhapur e kohës në Malësi, që ishte tuberkolozi, duke i lënë një vajzë të vetme Agen, në moshën 4 vjeç. Kurse nga martesa e dytë me Pashkë Prekën, nuk pati fëmijë. Sikurse dihet Pashka, vinte nga dera e patriotit e luftëtarit të shquar Gjekë Selcës. Pas pushkatimit të bashkëshortit ajo u detyrua të braktisë kullën në Vermosh, të cilën e përvetësoi regjimi komunist, për nevoja të veta ushtarake.
Arrestimi dhe vrasja e Prek Calit
Në dokumentat e arkivit buron se vdekja e Prenk Calit edhe Mehmet Shehut nuk u zgjidh kurrë. Dihet se Preka u pushkatua në mars të vitit 1945, pas një gjyqi në Shkodër. Ai ishte 72 vjeç kur u arrestua dhe në gjyqin e bërë për të u dënuan edhe 25 vetë të tjerë. Thuhet se në momentin që do ta ekzekutonin toga e zezë e pushkatimit komunist kërkuan që të dënuarit me pushkatim të ktheheshin mbrapa me shpinë dhe t’ua mbyllin sytë. Por Prekë Cali, në mënyrë kategorike kundërshton, duke thënë fjalët: Nuk shkohet n’Parajsë me shpin dhe me sy t’mbyllun”dhe siç ishte duarlidhur ngrehi kryet. /JOQ/