Milena Harito: Pse vrasin burrat?
- Për të fshehur pafuqinë.
- Sepse nuk përballen dot më.
- Për të harruar tradhtitë e tyre.
- Sepse nuk durojnë më qortimet.
- Për t’u hakmarrë ndaj një poshtërimi.
- Sepse rraskapiten nga përbuzja, frika, urrejtja që shkaktojnë.
- Sepse kanë turp nga vetja dhe nuk e pranojnë dot.
- Për të hapur vend rreth vetes.
- Sepse nuk vendosin t’ia mbathin.
- Për të zëvendësuar një grua me një tjetër.
- Sepse mund të humbin shumë nga ndarja.
- Sepse nuk zotërojnë tjetër gjuhë veç goditjeve.
- Sepse prova e gjallë e dhunës duhet të zhduket.
- Për të dënuar rebelen që nuk zbaton urdhrat e tyre.
- Sepse ndihen në të drejtën e tyre të bëjnë drejtësi.
- Pë t’u shfajësuar.
- Sepse lartësimi, për ta, është egoja e tyre.
- Për tu pasuruar, për të përvetësuar një pasuri.
- Sepse gjallesa që kanë pranë nuk është më aq rentabël.
- Sepse janë të terrorizuar se mos i braktisin.
- Sepse egërsia është më e lehtë sesa pendesa.
- Sepse jetën e një gruaje e perceptojnë si uljen e tyre.
- Sepse ligji është zemërgjerë me ta.
- Sepse raporti kosto/përfitim ja vlen.
- Sepse vdekja e tjetrit është prova që kanë të drejtë të vrasin.
- Sepse lehtësisht mund ta fshehin, ta mbulojnë, ta justifikojnë, ta harrojnë.
- Sepse nuk e kanë mbrojtur dot nënën e vet nga violenca e babait.
- Sepse nuk duan të kujtojnë veten të vogël, të pafuqishëm para violencës së babait.
- Për të mos u vetëvrarë.
- Që të marrin me vrasjen çfarë nuk u jepej me nënshtrim.
- Sepse një grua vlen pak.
- Sepse urrejnë vetveten dhe për ta fshehur urrejnë tjetrin.
- Për të patur gjithë pushtetin.
- Në vdekje si në jetë.
Adaptuar nga Marie-Victoire Louis
Please follow and like us: