Albspirit

Media/News/Publishing

Pankartat me Enver Hoxhën në Pezë, reagon PD: Provokim i Ramës, kërkon të ringjallë pushtetin e etërve

Partia Demokratike ka reaguar përmes nënkryetarit të grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj, për pankartat e me foton e Enver Hoxhës në Pezë. Deputeti i opozitës thotë se ky është një tjetër provokim i turpshëm i Edi Ramës , që synon të ngjallë pushtetin gjakatar të etërve të tij të Bllokut. Më poshtë reagmi i plotë i Alibeajt.

“Provokimet e turpshme dhe brutale të Edi Ramës për ringjalljen e komunizmit nuk kanë të sosur!

Sot, në Pezë, iu shfaqi shqiptarëve pankartat me foto të Enver Hoxhës, para të cilave parakalojnë, me përulje dhe adhurim, qeveritarët, deputetët e tij dhe përfaqësuesit e pushtetit vendor!

E bëri këtë pasi Ministrin e Brendshëm dhe të Sigurimit të Shtetit e emëroi kryeparlamentar! Hetuesin e zellshëm të agjitacionit dhe propagandës komuniste e emëroi Ministër të Brendshëm! Mbushi radhët e qeverisë me pinjollë të nomenklaturës së lartë komuniste! Shembi dhunshëm kullën e simbolit antikomunist Prek Cali!

Pankartat e diktatorit qëllimisht ia vuri në dorë fëmijëve. Duke filluar te ata, kërkon të ringjallë dhe të riinstalojë komunizmin, pushtetin gjakatar të etërve të Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Për ata që nuk kanë parë ende, asgjë akoma, sot kanë mundësinë të hapin sytë fort dhe të kuptojnë, tek ato pankarta, fytyrën e vërtetë të Edi Ramës​” thotë Alibeaj.

Please follow and like us: