Albspirit

Media/News/Publishing

Çfarë është grupi Anonymous?

Anonymous është një lëvizje e organizuar ndërkombëtare e aktivistëve që përmes internetit ndajnë idealet e njëjta sociale dhe politike. Anonymous promovon qasjen në informacion, lirinë e shprehjes dhe transparencën si dhe mbështet lëvizjet e ndryshme kundër korrupsionit dhe lëvizjet anti-autoritative.

Si vepron grupi?
Grupi në përgjithësi perceptohet si anarkik, pa ndonjë udhëheqje të kontrolluar. Parimisht, grupi vetorganizohet kështu: anëtarët i marrin vendimet dhe shkëmbejnë idetë e tyre dhe aktivitetet e njeri-tjetrit përmes mediave sociale.

Po që se, këto ide dhe aktivitete marrin mbështetje të mjaftueshme nga komuniteti, bëhet një marrëveshje kolektive, caktohen  datat dhe koha e “takimeve” virtuale dhe pjesëmarrësit vazhdojnë me lansimin e fushatës për të arritur qëllimet e parapara.
Anëtarë të Anonymous thonë se është e lehtë që t’i bashkohesh grupit. Duhet vetëm të fshihet identiteti derisa kryhen aktivitetet online dhe tashmë je futur brenda. Për shkak të natyrës komplekse e joformale, është e pamundur të dihet për demografinë e saktë të anëtarësisë së grupit.

Motoja e Anonymous është: “Ne jemi një legjion”
Nëse do të merrnim në konsideratë këtë term dhe do t’i referoheshim fjalorit anglisht-anglisht Merriam-Webster, “legjion” do të thotë një grup luftëtarësh, një forcë pa një fytyrë, por shumë më e fuqishme e gjitha së bashku. Megjithatë nga ky shpjegim nuk marrim shumë. Kjo është edhe çështja në këtë rast. Anonymous kërkon gjithmonë që të bëjë të ditur që është një organizatë e papërcaktuar dhe amorfe. Duke qenë se anëtarët e saj nuk mund të njihen dhe të izolohen, ata konsiderohen si “kriminelë”. Disa të tjerë i quajnë si gjeni kompjuterësh që kanë shumë kohë të lirë në dispozicion. Ndërsa të tjerë thonë se kjo organizatë është forma e parë e asaj që në të ardhmen mund të shndërrohet në aktivizimi social i internetit. Të tjerë i quajnë përfaqësues të një kulture të kompletuar me vlerat estetike, me artin, letërsinë, normat sociale dhe mënyrat e prodhimit dhe madje edhe me gjuhën e saj dialektike.

Please follow and like us: