Iuliano: Jemi gati për Kukësin, kapiteni do të jetë Batha
Ditën e hënë do të luhet superndeshja e kësaj jave, mes Partizanit dhe Kukësit, në stadiumin ‘Selman Stërmasi’.
Skuadra e drejtuar nga Mark Juliano do të përpiqet menjëherë të reagojë për të harruar humbjen e javës së parë., ndaj Laçit.
“Është një ndeshje e rëndësishme, ndoshta më e ndjera në këtë kampionat. Ne jemi gati dhe të përgatitur. Nuk e nisëm mirë sezonin dhe ndeshja me Laçin pati një rezultat negativ, kjo për shkak të gabimeve tona. Ne duhet të mësojmë prej tyre dhe t’i korrigjojmë ato, ndërkohe që duhet të përmirësojmë ende ato aspekte të lojës që dimë t’i bëjmë”, tha trajneri i Partizanit, Mark Iuliano.
Ndërkohë, sa i përket çështjes së Alban Hoxhes, i cili theu disiplinën e klubit dhe u penalizua e u gjobit, trajneri italian thekson:
“Jemi të kënaqur që e zgjidhëm problemin me Hoxhën. Ai është shumë i rëndësishëm për ne dhe është një prej lojtarët më te vlerësuar në Shqipëri. Albani bëri një zgjidhje që u mbështet nga klubi, për të ruajtur qetësinë e tij. Në skuadër ka një hierarki që duhet respektuar dhe Batha do të jetë kapiteni”, tha Iuliano.