Laureta Meçi nga Zagoria, një Marilyn Monro shqiptare
Lindi në Kuçovë, me prejardhje të prindërve nga Zagoria, në 30 gusht 1977ku kaloi fëmijërinë dhe kreu arsimin e ulët në degën e muzikës dhe të mesëm deri në vitin 1995.
Si shumë të rinj dhe shqiptarë të tjerë, me ëndrra e synime për
një të ardhme më të mirë e sidomos më synimin e madh për të kryer studimet e larta dhe për t’u futur në fushën e artit , emigroi familjarisht në Athinë/Greqi/. Aty qëndroi gadi tre vjet dhe mbasi mori një vizë studentore në Ambasadën Amerikane u nis me ëndrra dhe shpresa drejt vendit e mundësive të mëdha, për në Nju Jork në vitin 1998. Në Amerikë, si shumica e emigrantëve, u ndesh me vështirësitë e shumta të ambientimit dhe për t’u integruar sa më shpejt në vrullin e jetës amerikane. Me emocionet e gëzimit që po realizonte ëndrrat e saj iuduhesh që në radhë të parë të punonte për mbijetesë dhe përballimin e studimeve. Shkollës dhe punës iu përkushtua 3-4 vjetët e para të qëndrimit në Nju Jork.
Në Nju Jork u regjistrua në shkollën prestigjioze Stella Adler
School /Nga kjo shkolle ne Manhattan kane dale dhe shume aktore te njohur dhe midis tyre aktori i madh me origjine shqiptare Robert De Niro/ për aktrim dy vjet ndoqi një përgatitje për artet e spektaklit dhe vazhdoi karrierën e saj në interpretim dhe si modele……..
Laureta është një vajzë me pasione të mëdha dhe me një dashuri të pafundme për artin përgjithësisht. Në kërkim të mundësive për t’u futur në botën e artit i ndriti edhe fati. Ajo është një vajzë e bukur dhe, përveç rastësisë, edhe bukuria iu shndërrua në një mundësi të madhe në rrugën e jetës. E pasionuar pas veprimtarive të lira jashtë shkollës ajo u aktivizua në shumë fusha dhe, përveç aktrimit, do të ishte edhemuzika e kënga, pasioni i saj që kur ishte në shkollën fillore të muzikës në Shqipëri.
Paraqitja e saj si një bukuroshe tërhoqi vëmendjen e fotoreporterëve dhe të industrisë së reklamës prandaj ajo gradualisht po bëhej një ikonë e një serie produktesh të flokëve që u shpërndanë në të gjithë Amerikën. Fotografitë dhe posterat e saj shoqëronin produktet endryshme nëpër dyqanet dhe vitrinat e tyre duke zënë dhe faqet e para të revistave të njohura që reklamonin siç ishte p.sh revista e njohur “Billboards”.
U përfshi në reklamat e produkteve të flokëve. Fytyra e saj mbuloi produktet e ndryshme në American Culture, nëpër sallone të ndryshme dhe në “Essentials Stores” anembanë Amerikës .Gama e veprimtarisë së saj u zgjerua më tej duke u angazhuar edhe në videoklipe promocionale të evenimenteve të ndryshme të botës së spektaklit…….
Kur vajza e bukur u vu për herë të parë në “cakun” e filmit
amerikan, nuk bëhej më fjalë për ëndrra, por për një realitet të prekur. Ambicia, përgjegjshmëria, janë armët që i dhanë shpirtin e aventurës Lauretës. Ndërsa ne auditorë të ndryshëm të Manhatanit, iu dha mundësia të jepte prova për filmin e saj të parë “Shadow kill”, në Florida, filmi ku ajo interpreton u nderua me çmimin e parë në një festival filmi.
Media dhe kritika lëshojnë një sërë vlerësimesh dhe për aktoren e bukur shqiptare. Më pas vijnë serialet e filmave “Stargate”,“Battle Star Galactica”, “Andromeda”, të cilët janë vetëm fillimi, për një vajzë që kërkon të prekë majat e Hollivudit. Por që të arrinte deri aty iu deshën shumë përpjekje e punë… Suksesi i këtij filmi ishte një gëzim i pa-përshkuar që i dha forcë dhe optimizëm vajzës shqiptare për të ecur më tej në realizimin e ëndrrave të saj. Ja si do ti përgjigjej ajo një gazetari mbi origjinën: “…Me origjinë jam nga Zagoria dhe ne kemi në gjak vendin tonë. Këndojmë me mall për çdo gjë të bukur në
Shqipëri, i këndojmë Zagorisë së Çajupit. Kurse Çajupi nga Misiri këndonte “do të vdes, le të vdes, vetëm të mos vdes në dhe të huaj” Unë aq sa e dua Kuçovën, Zagorinë, po aq e dua Shqipërinë dhe Kosovën. Ndaj një nga planet e mia është të vizitoj një ditë Kosovën dhe Prishtinën….”.