Albspirit

Media/News/Publishing

Rrëfimi ndryshe i tenorit me famë botërore, Saimir Pirgu

Tenori i famshëm Saimir Pirgu si rralle here eshte rrefyer rreth jetes dhe angazhimeve te tij ne skenat boterore.

Pirgu tregon per revisten “Elite” projektet më të fundit, familjen, dashuritë, pushimet e kaluara në Shqipëri si dhe projektet e një artisti në ngjitje…

Vij vërtet nga një familje e thjesht, por që të mirën dhe të bukurën ma ka skalitur thellë deri në ADN. Kam një fëmijëri të bukur që e kam ndarë me tim vëlla binjak, ndonëse si shumë moshatarët tanë kemi ndiere vitet e tranzicionit me gjithë problematikat e asaj kohe që në një farë mënyre sadopak kanë ndikuar në jetët tona. Pra me pak fjalë, dashuria nuk ka munguar në familjen tonë,  por gjithashtu dhe vështirësitë. Studioja violinë kur isha në fillore e më vonë në vitet e para të adoleshencës u dashurova mbas muzikës operistike e shkas u bë koncerti i famshëm i “Tre Tenorëve”.  Një ëndërr që mbas një dekade do të realizohej kundrejt çdo akspekti“, ka thene Pirgu.

Nder te tjera, ai ka treguar edhe rreth asaj cfare do te bente nese nuk do ishte nje tenor kaq i njohur.

Kur kam ikur nga Tirana në vitin 2000’ mbas diplomimit në lice isha vetëm 18 vjeç. Të  them të vërtetën  nuk kam patur një plan B, përveçse të studioja për kanto . Ishte e vetmja ëndërr apo alternativë jete. Pra do provoja të shkollohesha për diçka që adhuroja, por nëse nuk do t’ia dilja të fitoja shkollën do të kisha ndërmarr rrugën e të gjithë  të rinjve të tjerë  bashkatdhetar, që përplasen me vështirësitë e mërgimit, jasht vendit të tyre”, shprehet ai, duke treguar edhe artistin nga i cili ai merr frymezim.

Luciano Pavarotti. Për  momentin jam duke ngjitur shumë shkallë suksesi më shumë se nga sa e kisha menduar, por rruga e karrierës është akoma tepër e gjatë“.

Pirgu rrefen pak edhe jeta personale, ku tregon se per momentin eshte nje djale single…

Përpara disa viteve, një kolegia ime, histori  e cila nuk pati jetëgjatësinë që kishim menduar. Ndërsa tani për momentin jam i lirë”, thote ai teksa tregon edhe rreth asaj cfare vlereson te nje femer.

“Inteligjencën. Më  intrigon gjithmonë intuita e inteligjencës te një femër. I perceptojnë gjërat më të plota se ne meshkujt që shpesh rrëmbehemi nga euforia e gjërave”, shpreht Pirgu, i cili konformon se tashme jeton ne Verona, por ne nje te ardhme mundte zgjidhet edhe Tiranen per te jetuar.

Please follow and like us: