Spikeret më seksi në botë
Mellissa Theuriau është konsideruar folësja më e bukur e lajmeve në botë. Ajo është supermodele dhe punon për stacionin televiziv francez “LCI”. Aftësitë si folëse lajmesh i kapërcejnë gjuhët dhe kulturat.
Kur ishte tel “CNN”, Erica Hill ishte folësja e lajmeve për “Titujt e parë” dhe prezantonte “Lajmet e para me Erica Hill”. Shumë thonë se ngjason me personazhet tërheqëse të filmave vizatimorë. Tani punon për CBS
Kiran Chetry prezantonte “American Morning” dhe ka intervistuar “pesha të rënda” si zonjën e parë Laura Bush dhe John McCain. Admiruesit e saj thonë se lajmet gjithmonë tingëllojnë më mirë kur prezantuesja vesh minifund.
Richelle Carey prezanton edicionin e lajmeve “Headline Prime” dhe është korrespondentja e “Lajmet e para me Erica Hill”. Ajo bashkohet me “CNN” në vitin 2006 me zyrat në Atlanta.
5. Lauren Sanchez, KTVK-TV, Extra, Fox Sports Net
E nominuar për çmimet “Emmy”, Lauren Sanchez njihet për prezantimin e “So you think you can dance”, si dhe shumë shfaqje sportive dhe argëtuese. Edhe pse s’është “gazetare lajmesh”, por është shumë e preferuar.
6. Amy Robach, MSNBC
Amy Robach është ish-mbretëresha e bukurisë dhe prezantuesja e lajmeve të ditës për “MSNBC”. Ajo mbuloi luftën në Irak, uraganin “Katrina” dhe zgjedhjet presidenciale të vitit 2004.
7. Sharon Reed, Action News 19
Sharon Reed është në gazetare lajmesh në Cleveland, SHBA dhe u vu në qendër të vëmendjes në vitin 2004, kur raportoi e zhveshur për projektet “Shtetet e zhveshura” të Spencer Tunick. U cilësua si historia më e parë e vitit.
8. Maria Menounos, NBC dhe Access Hollywood
Një tjetër mbretëreshë bukurie, e cila në një fazë të jetës përfundoi duke raportuar lajme. Maria flet rrjedhshëm greqisht dhe adresa e saj e internetit është më e klikuara.
9. Lindsay Czarniak, NBC
Lindsay Czarniak duket si “vajza e derës pranë” dhe reportere sportive për “News4 Sports” në Miami. Fakti që admiron sportet dhe veçanërisht futbollin amerikan e bën edhe më të pëlqyeshme.
10. Robin Meade, CNN
Robin Meade mund të jetë prezantuesja e shfaqjes “Morning Express” dhe ajo që ka mbuluar luftërat në Irak dhe Afganistan për “CNN”, por ajo që i bën përshtypje teleshikuesve është se punon me minifund.
11. Megyn Kelly, Fox News
Megyn Kelly është prezantuese e edicionit të lajmeve ditore “America’s Newsroom” me zyra në Nju Jork. Punon për “FNC” që nga viti 2004. Para rolit të ri ishte reportere dhe analiste në Uashington.
12. Jane Skinner, Fox News
Skinner mund të jetë bashkëprezantuesja e “Happening Now” dhe producentja e segmentit “Skinnerville”, por ajo që e ka bërë edhe më të famshme është një batutë pa vend e shfaqur në “YouTube”.
13. Natalie Morales, NBC
Natalie Morales, korrespondente kombëtare e “Today” për “NBC” që nga ’06-ta. Ajo ka lindur në Tajvan dhe më parë ishte folësja e edicioneve të lajmeve për “MSNBC”.
14. Alex Witt, MSNBC
Witt punon për “MSNBC” që nga janari 1999 dhe ka prezantuar me dhjetëra emisione televizive. Ajo ka qenë korrespondente e fatkeqësive natyrore, zgjedhjeve presidenciale dhe sulmeve terroriste.
15. Jennifer Eccleston, CNN
Jennifer Eccleston korrespondente ndërkombëtare për “CNN” me bazë në Itali. Ajo punon për “CNN” që në ’05-ën, e specializuar për pasluftën në Irak dhe proceset e vështira politike.
16. Catherine Bosley, Action News 19
Catherine Bosley ishte folëse në Youngstown, Ohio atëherë kur u bë edhe më e famshme. Gjatë pushimeve në Key West u zhvesh në një bar, dhe duke qenë se interneti është ky që është, video u shpërnda kudo.
17. Alison Stewart, MSNBC
Reporterja e “MSNBC”, Alison Stewart ka sjellë në ekran lajmet tragjike të uraganit “Katrina” dhe bombardimet në Jordani, por e ka mpirë dhimbjen me ëmbëlsirën e saj; për këtë fitoi çmimin “Emmy”.
18. Heidi Collins, CNN
Heidi Collins prezanton edicionin e mëngjesit me Tony Harris me bazë në Altanta që nga viti ’03. Ajo ishte pjesë e një skuadre folësish gjatë kapjes së Sadam Huseinit në dhjetor ’03.
19. Elizabeth Vargas, ABC News
Elizabeth Vargas është bashkëprezantuesja e “20/20” për “ABC News”. Si korrespondente, Vargas ka mbuluar historitë më të forta në gjithë botën dhe intervista unike, që nga luftërat e deri tek fatkeqësitë natyrore.
20. Mirthala Salinas, KVEA-TV
Folësja e lajmeve u pezullua nga puna për një konflikt interesash, pasi kishte marrëdhënie personale me kryebashkiakun e Los Angeles, Antonio Villaraigosa ndërkohë që raportonte për aktivitetet e tij.