Deputeti nxjerr deokumentin për ish- Sigurimin e Shtetit dhe bën paralajmërimin e fortë
Nuk ka patur kurrë një akuzë publike për përfshirjen e tij në strukturat e sigurimit të shtetit, por kjo nuk e ka penguar deputetin e PD-së për qarkun e Fierit, Mylsym Murrizi që ti dalë të keqjes para.
Nuk dihet se për çfarë arsye, Myslim Murrizi ka kërkuar një informacion pranë Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit rreth faktit nëse për të kishte apo jo një dosje mbi personin e tij.
Dhe përgjigja e ardhur me firmën e drejtoreshës së Autoritetit, znj Gentiana Sulaj ka qenë mbresëlënëse për deputetin e Lushnjes, Myslim Murrizi: “nuk rezulton asnjë dokument që ju të keni qenë të survejuar, bashëkunëtor apo i favorizuar i ish Sigurimit të Shtetit”- thuhet ndër të tjera në sqarimin zyrtar. Por mesa duket ky gjest i deputetit të Lushnjes është me qitje të largët politike kur shkruan në rrjetin social se: “Kjo është përgjigja zyrtare e ardhur nga komisioni i verifikimit të figurave, për lidhjet me sigurimin e shtetit. E kemi detyrim MORAL dhe LIGJOR që të 140 deputetët, nga kryetari Ruçi deri tek i fundit t’i drejtohemi këtij komisioni për të qartësuar QYTETARËT në lidhje me të kaluarën TONË. Deputetët e PARTISË DEMOKRATIKE, më shumë se çdo deputet tjetër i kuvendit. Mirë do ishte edhe të gjithë ISHËT që bëjnë faktorin nëpër ekrane( nëse nuk kanë frikë). Gjithësesi, shyqyr që formulari i dekriminalizmit nuk kërkon pastërti të figurës së politikanit edhe në aspekte të tjera, se pritna zot se çfarë analizash të tjera do të na sillte deputeti i Lushnjes. Rroftë vetëdija!…