Koha gjatë një akti intim…
A jeni duke u brengosur se seksi me partnerin/partneren nuk është duke iu zgjatur shumë? Keni parasysh se as shumicës së çifteve nuk ju zgjatë më shumë se juve, e këtë e thonë disa studime të reja me më shumë se 2,000 njerëz.
Kompania e cila është marrë me këtë hulumtim, ka treguar se seksi në përgjithësi çifteve u zgjatë vetëm 12 minuta.
Kjo kompani i ka shikuar të dhënat edhe duke u bazuar në shtetet në të cilat jetojnë çiftet – dhe siç duket, jeta seksuale varet edhe nga vendi ku jetoni. P.sh., njerëzit në Maine bëjnë seks për 19 minuta dhe janë të kënaqur në shtrat, ndërsa çiftet në Michigan kanë raportuar se seksi u zgjatë vetëm shtatë minuta.
Por, edhe 12 minuta është periudhë tejet e shkurtër, e veçanërisht kur merret parasysh fakti se femrave u duhen më shumë se 12 minuta për të përjetuar orgazëm.
Sipas studimeve, femrat kanë tendenca të përjetojnë më rrallë orgazëm nëse seksi u zgjatë më pak se 30 minuta.