Marrëveshja për zhdukjen e pavarësisë së Shqipërisë. Dokumenti i vitit 1919
Monografia “Shqipëria në Konferencën e Paqes 1919-1920” me autorë Muin Çami dhe Marenglen Verli trajton një nga momentet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare të kohëve moderne. Pas Shpalljes së Pavarësisë më 1912 dhe njohjes ndërkombëtare të shtetit shqiptar më 1913, në vitet 1919-1920 ndodhën zhvillime kombëtare e ndërkombëtare që fillimisht rrezikuan e më pas rikonfirmuan ekzistencën e Shqipërisë së pavarur.
Konferenca e Paqes e Parisit e organizuar pas Luftës së Parë Botërore, më 18 janar 1919, deri më 21 janar 1920, nga Fuqitë e Mëdha fituese, në të cilën morën pjesë 27 shtete, e shndërroi për disa muaj Parisin në kryeqytetin e botës.
Fituesit e mëdhenj, Franca, Britania e Madhe, SHBA, Italia dhe Japonia, dy muaj pas mbarimit të luftës, pavarësisht nga përpjekjet e presidentit amerikan Udro Uillson (Ëoodrov Ëilson) për arritjen e një paqeje të drejtë, që do të respektonte të drejtat e kombeve, u dakorduan për gjunjëzimin, në mos poshtërimin e kundërshtarëve të mundur dhe rikonfigurimin politik territorial të hartës së Europës, Azisë, Afrikës dhe ishujve të Paqësorit.
Vëmendja e shqiptarëve, asnjanës në konfliktin botëror, u drejtua te kjo konferencë me shpresën se ajo do të jepte zgjidhje të drejtë për kërkesat e tyre kombëtare, duke filluar nga korrigjimi i kufijve të caktuar arbitrarisht e padrejtësisht në Konferencën e Ambasadorëve të mbajtur në Londër në vitin 1913.
Shpresohej shumë se treshja e madhe evropiane e përbërë nga kryeministrat David Lloid Xhorxh (David Lloyd George) i Britanisë së Madhe, Zhorzh Klemanso (Georges Clemenceau) i Francës dhe Vitorio Orlando (Viottorio Orlando) i Italisë, do të respektonte parimet e shpallura nga i madhi i katërt i përtej oqeanit, presidenti i SHBA, Udro Uillson, i cili kishte deklaruar vendosmërinë për respektimin e të drejtës së kombeve për vetëvendosje. Por shpresat e shqiptarëve u shuan shumë shpejt.
Përfaqësuesit shqiptarë në Paris u nëpërkëmbën dhe trajtimi i çështjes shqiptare shkoi në drejtimin që çonte në ricopëtimin e trevave të tjera shqiptare në interes të Italisë dhe të fqinjëve ballkanas, si edhe në asgjësimin e pavarësisë së fituar 7 vjet më parë. Traktati i Fshehtë i Londrës i prillit të vitit 1915, përmes të cilit Antanta joshi Italinë të futej në luftë përkrah saj, u bë rrezik evident.
Sipas këtij traktati Greqia siguronte krahinat e Korçës dhe Gjirokastrës në jug, Serbia krahinat veriore të Shqipërisë, kurse Italia aneksimin e Vlorës dhe të krahinës së saj, si dhe protektoratin mbi Shqipërinë e rrudhur në viset midis lumit të Drinit dhe të Vjosës. Më keq nuk kishte ku të shkonte.
Të gjithë zhvillimet politike e më pas ushtarake të viteve 1919-1920, të planit kombëtar e ndërkombëtar, të gjithë hapat që ndërmorën shqiptarët për të shpëtuar e rikonfirmuar Shqipërinë e pavarur, morën nisje nga ecuria e trajtimit të çështjes së tyre në Konferencën e Paqes.
Qëndrimet e delegacionit të qeverisë shqiptare, apo siç quhej zyrtarisht i qeverisë së përkohshme të Durrësit (që doli nga Kongresi i Durrësit i dhjetorit 1918), si edhe të delegacioneve të kolonive apo diasporës shqiptare, të pranishme në Paris, ishin nga njëra anë fryt i vlerësimeve të ndryshme për rrugën që duhej ndjekur për shpëtimin e Shqipërisë, por nga ana tjetër ishin të përcaktuara nga qëndrimi i Fuqive të Mëdha vendimmarrëse në Konferencë, të cilat e kishin lidhur me “çështjen e Adriatikut” trajtimin e çështjes shqiptare.
Reagimet e faktorit shqiptar, në nivele elitare ose popullore, gjatë zhvillimit të Konferencës, qëndrimet e delegatëve të ndryshëm shqiptarë në Paris, qëndrimet e qeverisë së Durrësit, roli i Esat Pashë Toptanit, luhatjet e të Mëdhenjve në trajtimin e çështjes shqiptare, gjatë përpjekjeve për gjetjen e konsensusit midis Italisë, Mbretërisë së porsakrijuar Serbe-Kroate-Sllovene (Jugosllavisë) dhe Greqisë, dilemat midis vetë të Mëdhenjve gjatë rikonfigurimit të qëndrimeve të tyre, roli i delegacionit amerikan dhe posaçërisht i presidentit Uillson, etj. etj., të gjitha këto probleme për të cilat në historiografi ka pasur konceptime e vlerësime të ndryshme, me tendenca të kundërta veçanërisht në periudhat para e pas viteve 90-të, gjejnë trajtimin origjinal në këtë monografi.
Për herë të parë në një vëllim të tillë trajtohet në të gjitha planet, mbi bazën e një materiali të vëllimshëm dokumentar e bibliografik, çështja shqiptare në Konferencën e Paqes të viteve 1919-1920.
Monografia “Shqipëria në Konferencën e Paqes 1919-1920”, që botohet sot, është një projekt i nisur shumë kohë më parë nga studiuesi i pasionuar e tepër skrupuloz, prof. Muin Çami. Pas dhjetëra viteve angazhimi të pandërprerë, në fund të viteve 80-të, ai kishte kryer një volum të madh pune, kishte hulumtuar në mënyrë shteruese dokumentacionin arkivor e bibliografik, që mund të sigurohej aso kohe brenda e jashtë Shqipërisë dhe kishte hartuar pjesën më të madhe të monografisë.
Ndryshimet në sistemin politik të vendit pas vitit 1990 e shtynë në planet e profesorit të nderuar afatin e përfundimit të projektit. E kishte vlerësuar të nevojshme ta rishikonte punën e bërë. Shtatë kapitujt e monografisë pasohen edhe nga një korpus dokumentesh të zgjedhura, një pjesë e madhe e të cilave publikohen për herë të parë.
Ky është njëri prej këtyre dokumenteve, që është marrëveshja për copëtimin e Shqipërisë dhe zhdukjen e pavarësisë së saj, nënshkruar midis ministrit italian të punëve të jashtme, T. Titonit, dhe kryeministrit të Greqisë, E. Venizello.
Dokumenti i plotë
Marrëveshja për copëtimin e Shqipërisë dhe zhdukjen e pavarësisë së saj, nënshkruar midis ministrit italian të punëve të jashtme, T. Titonit, dhe kryeministrit të Greqisë, E. Venizello
Paris,më 29 korrik 1919
Qeveritë greke dhe italiane, respektivisht të përfaqësuara nga kryetarët e delegacioneve të tyre në Konferencën e Paqes, Shkëlqesa e Tij zoti Elefter Venizello, kryetar i Këshillit të Ministrave të Mbretërisë së Greqisë, dhe Shkëlqesa e Tij zoti Tomazo Titoni, ministër i P. të Jashtme të Mbretërisë Italiane, kanë rënë në marrëveshje mbi pikat që vijojnë:
Me qëllim që të lehtësohet një rregullim i pellgut të Mesdheut Lindor dhe i Gadishullit Ballkanik, të nënshkruarit do të bashkëpunojnë për të përkrahur para Konferencës së Paqes pikëpamjet që vijojnë.
1) Italia zotohet të përkrahë para Konferencës rivendikimet e paraqitura nga Greqia për Trakën Perëndimare dhe Lindore në memorandumin e zotit Venizella më 30 dhjetor 1918.
2) Italia zotohet gjithashtu t’i japë përkrahjen e vet në Konferencën e Paqes kërkesës së Greqisë lidhur me aneksimin e Shqipërisë së Jugut (Epirit të Veriut) brenda kufijve të shënuar nga një vijë që përafërsisht do të jetë si vijon: (harta italiane 1:200.000).
Duke u nisur nga një pikë në bregdet ndërmjet përroit Aspri Ruga dhe atij të Palasës, kjo vijë ngjitet në faqen e malit Çika për të arritur në kuotën 2025. Duke u nisur kërtej ajo ndjek majën e malit Çika (Krava 1669, Bogonicë 1350, Kallarat 1263, Borshi 1422) dhe bashkohet me atë të Papadhisë (1575), Skërficës (1859); që andej, duke kaluar në jug të Golemit, arrin në Suhagorë (188-1750), që andej ajo ndjek majën e vargmalit anësor të Luzatit dhe shkon deri në bashkimin e Drinos me Vjosën., vazhdon duke ndjekur bregun jugor të Vjosës, duke ngjitur rrjedhën deri tutje vendbashkimit të Lomnicës, nga ngjitet në lartësitë në jug të këtij lumi, duke arritur kuotën 1475 mbi malin Kokojka.
Nga kjo pikë ajo arrin te Qafa e Shkëmbit dhe te kuota 1450, duke ia lënë Frashërin Shqipërisë, zbret nga, vargmali i Orgockës e pret lutmin Osum dhe bashkohet me kuotën 1400 pranë Qytezës, duke kaluar ndërmjet Ka]tanit dhe Qesarakës. Nga kjo pikë ajo ndjek majën malit nga lindja e Selenicës së Pishës dhe nga kuota 1550 (Bunar) Qafa e Luzatit, arrin te Mali Ukid (1800). Këtej ajo vazhdon, në lindje duke arritur te Kurora (1650) dhe më nga lindja kuotën 1650 nga, duke kaluar nga Pasha Tepe (1585), dhe Peltek (1270), zbret në bashkimin e lumit Voskopojë me Qelidhonin.
E ndjek këtë lumë deri në urën e Malit dhe andej deri në liqenin e Maliqit, të cilin e përshkon duke arritur në kuotën 837 nga, duke kaluar nga kuota 1863, bashkohet në Malin e Thatë, me kufirin e vjetër.
Në rastin që Greqia do t’i merrte këto toka të Shqipërisë së Jugut (Epirit të Veriut) qeveria greke, zotohet t’i kthejë qeverisë italiane shpenzimet e bëra nga ajo për punimet me karakter të përhershëm (rrugë, porte, ndërtesa publike, shkolla etj.) dhe që nuk kanë lidhje ekskluzivisht me nevojat e luftës. Një komision, ku Italia dhe Greqia do të jenë të përfaqësuar që të dyja, do të caktojë vlerën, duke zgjedhur, në rast mosmarrëveshjeje, një arbitër.
Qeveria greke zotohet t’i japë Italisë me qira për pesëdhjetë vjet një pjesë të portit të Sarandës, që do të formojë një zonë të lirë.
Në qoftë se qeveria greke nuk ndërton ajo vetë hekurudha që ta lidhin portin e Sarandës me zonat e brendshme të vendit, ajo zotohet t’u japë preferencën shoqërive italiane që do të kërkojnë t’i ndërtojnë këto në kushte të barabarta me ato të fuqive të tjera. Po kështu do të veprohet për sa i përket shfrytëzimit të këtyre rrugëve.
Kontratat e punimeve botore që, janë në vazhdirn dhe që nuk kanë lidhje ekluzivisht me nevojat e luftës, të lidhura ndërmjet administratës ushtarake dhe detare italiane dhe sipërmarrësve ose furnizuesve në tokat që do t’i kalojnë Greqisë, do të likuidohen nga një komision, ku Italia dhe Greqia do të jenë gjithashtu të përfaqësuara duke zgjedhur, në rast mosmarrëveshjeje, një arbitër.
3) Greqia zotohet të përkrahë përpara Konferencës mandatin e Italisë mbi shtetin shqiptar. Greqia do të përkrahë njohjen e sovranitetit të Italisë mbi Vlorën dhe hinterlandin që, Italia do të gjykojë të nevojshëm për mbrojtjen e kësaj zone. Greqia konfirmon neutralizimin e kanalit të Korfuzit, të vendosur nga konferenea e Londrës 1913-1914.
Përveç kësaj, të dy qeveritë kanë rënë dakord mbi klauzolat që vijojnë: Nuk do të ndërtohen diga dhe vepra mbrojtëse fikse mbi të gjithë shtrirjen e detit të përfshirë ndërmjet Kepit të Stillos dhe Aspri Ruga, nga njëra anë, dhe ishujve që janë përkundrejt, nga ana tjetër, që do të rnund të pengonin ose të pakësonin kalimet ndërmjet këtyre ishujve dhe bregdetit ose që do të lehtësonin ndërtimin e një baze navale.
Gjithashtu nuk do të ndërtohet asnjë vepër fortifikimi mbi bregdetin nga Kepi i Stillos deri në Aspri, Ruga në një thellësi 25 kilometrash (deri në luginën e Drinos dhe të Kserias mbi malin e Shamandas) si dhe mbi pjesën e ishujve të vendosur përballë këtij bregdeti.
Nuk do të ketë aerodrome ushtarake në rajonin e neutralizuar as mbrojtje nëndetëse fikse ose lëvizëse dhe nuk do të lejohet ndërtimi dhe mirëmbajtja e magazinave dhe depove të furnizimeve ushtarake tokë.sore, detare dhe ajrore të, çdo lloji qofshin.
Qeveria greke do t’u japë popullsive jogreke të Shqipërisë së Jugut (Epirit të Veriut) që do kalojnë Greqisë, garanci të veçanta për liri arsimi, liri feje, të drejtën familjare myslimane, regjimin e tyre të erazii emirie, vakëfet.
Qeveria italiane u jep të njëjtat garanei bashkësive greke që do të jenë nën administrimin e saj në tokën e Vlorës dhe në pjesën tjetër të Shqipërisë, për të mbajtur të hapura shkollat e tyre; institucionet e tyre fetare ose të bamirësisë, si edhe kishat e faltoret nën vartësi të Patriarktit Ekumenik.
Do të shpallet një amnisti e plotë për krimet dhe fajet politike si nga ana e Italisë, ashtu dhe nga ana e Greqisë në territoret nën administrimin e tyre përkatës në Shqipëri dhe në Epirin e Veriut (Shqipëri e Jugut).
4) Qeveria greke zotohet, në rast se rivendikimet e saj në Trakë dhe në Epirin e Veriut (Shqipëri e Jugut) do të plotësoheshin përfundimisht, të heqë dorë në Azinë e Vogël, në dobi të qeverisë italiane, nga pretendimet mbi territoret e vendosur në jug tk, një vije, që duke u nisur nga gryka e lumit pranë majës Otusbir Kaja (e shënuar mbi hartën angleze 1:250.000 të Ministrisë së Luftës, e vitit 1915) drejtohet nga lindja, pastaj në jug duke kaluar në perëndim të Çinara K., pastaj nga maja e malit Gjymysh Dag drejtohet nga stacioni i Balashikut të hekurudhës AjdinIzmir, për t’u bashkuar, që nga ky stacion me kufijtë e sanxhakëve të Izmirit dhe të Saraukanit, nga një anë e Ajdinit dhe nga ana tjetër e Denizlisë. Kushtin e kësaj heqjeje dorë qeveria greke do ta quante si të plotësuar edhe në rast se Korça, për shkak të kundërshtimit eventual të Shteteve të Bashkuara dhe, me gjithë përkrahjen eventuale të qeverisë Italiane në favor të Greqisë, nuk do të përfshihej në territoret që do t’i jepeshin Greqisë.
Me përjashtim, të kësaj heqjeje dorë, qeveria greke ngul këmbë në rivendikimet e formuluara në memorandumin e drejtuar nga zoti Venizellos më 30 dhjetor 1918 Konferencës së Paqes në lidhje me Azinë e Vogël dhe qeveria italiane zotohet t’i japë tërë përkrahjen. Nga ana e saj Greqia zotohet t’u japë tërë përkrahjen e saj rivendikimeve të qeverisë italiane në Azinë e Vogël.
Meqë Italia nuk ka qëllim që të bëjë konkurencë kundër portit të Izmirit me atë të Skala-Novas, kur do të jetë përfunduar një marrëveshje ndërmjet këtij lokaliteti dhe vijës hekurudhore Izmir-Ajdin, por dëshiron përkundrazi t’i lërë Izmirit rëndësinë e tij si port kryesor që, siguron shërbimin e vilajetit të Ajdinit, Greqia zotohet t’i japë me qira Italisë për pesëdhjetë vjet një, zonë në portin e Izmirit dhe që formon zonë të lirë, dhe të përfundojë një marrëveshje për tregtinë ndërmjet këtij porti dhe tokës së dhënë Italisë, si dhe një marrëveshje lidhur me regjimin e hekurudhave.
5) Italia i cedon Greqisë sovranitetin e ishujve që ajo ka nën sundimin e vet në detin Egje.
Ishulli i Rodosit do të mbetet nën sovranitetin e Italisë, e cila brenda dy muajve që do të pasojë vendimin e Konferencës lidhur me ishujt e Egjeut të pushtuar nga Italia, do t’i japë autonomi lokale të gjerë. Sidoqoftë, bashkësitë greke të ishullit do të kenë të drejtën të mbajnë lirisht institucionet e tyre shkollore, ato të bamirësisë, si edhe institucionet e tyre fetare që janë nën vartësinë e Patriarkut Ekumenik.
Greqia zotohet t’i kthejë Italisë të gjitha shpenzimet e bëra për veprat rne karakter të përhershëm dhe që nuk shërbejnë ekskluzivisht për qëllime ushtarake, që ka bërë në, ishujt që i ka ceduar Greqisë (rrugë, ndërtesa publike, punime në porte, shkolla).
Qeveria greke zotohet të ndërhyjë pranë Patriarkut Ekumenik që në rast se vendi i Mitropolitit të Rodosit do të mbetet vakant, të zgjedhë një njeri që do të jetë i pëlqyer nga qeveria italiane.
6) Italia zotohet se do të respektojë liritë fetare të grekëve që do të jenë vendosur nën administrimin e saj në Azinë e Vogël, si dhe vartësinë e tyre nga Patriarku Ekumenik dhe të garantojë funksionimin e lirë të shkollave greke, qoftë të atyre private, qoftë të atyre që janë nën vartësinë e bashkësive ortodokse.
Greqia zotohet t’u japë pikërisht të njëjtat garanci italianëve që do të jenë nën administrimin e saj në Azinë e Vogël.
7) Në rastin që Italia nuk do t’i realizonte aspiratat e saj në Azinë e Vogël, ajo është krejtësisht e çliruar nga të gjitha pikat e kësaj marrëveshjeje.
Në rastin që Greqia nuk do t’i realizonte aspiratat e saj në lidhje me rivendikimet e paraqitura në artikullin 4, ajo e quan veten krejtësisht të çliruar nga të gjitha pikat e kësaj marrëveshjeje.
8) Me që realizirni i kësaj marrëveshje nuk varet nga. Palët e Larta kontraktuese dhe me që kjo marrëveshje nuk është tjetër veçse përcaktimi i një vije që do të ndiqet bashkarisht përkundrejt Konferencës, ajo do të mbetet gjithmonë sekrete, meqë nuk është një traktat i vërtetë i cili, sipas parimeve të adaptuara, duhet të jetë publik.
E vetmja deklaratë që të dy ministrat mund të bëjnë është se ata kanë vendosur t’i shqyrtojnë çështjet e ndryshme që i interesojnë të dy vendet, para Konferencës me një frymë mirëkuptimi.
Klauzolat e kësaj, marrëveshjeje, që nuk do të përfshihen në traktatin e paqes, do të jenë objekt i një konvente të posaçme.
Bërë në dy kopje, Paris, më 29 korrik 1919.
(Nënshkruar) E. Venizello – Tom. Titoni. /Shqiptarja.com