Albspirit

Media/News/Publishing

Në Gjenevë, eurot rrjedhin edhe nëpër sifonët e tualeteve

Dhjetë mijë euro janë hedhur në sifonët e tualetit të bankës zvicerane UBS në Gjenevë, dhe restoranteve që ishin përreth bankës, shkruan Guardian.

Hetuesit zviceran besojnë se shuma e majme e parave, që kishte bllokuar gypat e kanalizimit të bankës dhe tre restoranteve përreth, ishin nga një kasafortë private e një banke zvicerane, kurse këtë kasafortë e përdorte një spanjolle e paemëruar.

Avokati i saj ishte paraqitur në stacionin policor, për të mbuluar shpenzimet e punimeve në tualetet e bankës UBS dhe tre restoranteve, por nuk kishte shpjeguar se pse paratë ishin hedhur në guacat e tualeteve.

Dëmet e shkaktuara nga bllokimi i gypave të kanalizimit kapin shumën e mijëra frangave zvicerane.

Policia fillimisht ishte informuar nga kamerieri i picerisë “du Molard”, kur stafi i kësaj picerie e kishte kuptuar që guacat e tualetit të meshkujve ishin bllokuar nga kartëmonedhave 500 euroshe, që kishin përfunduar në gypat e kanalizimit.

Shkatërrimi i kartëmonedha në Zvicër nuk përbën shkelje të ligjit, por hetuesit në Gjenevë janë duke hetuar rastin për shkak të rrethanave të dyshimta.

Please follow and like us: