Albspirit

Media/News/Publishing

Numri 23 dhe misteret që prej Adamit dhe Evës

Të gjithë e njohim numrin 13 që nuk sjell fat por a e dini se edhe numri 23 ka qenë çdo kohë prezent në shoqërinë njerëzore. Sot po ju sjellim misterin e këtij numri dhe do të habiteni se si nuk e keni vërejtur që ka qenë i pranishëm në shumë situata.

Numri 23 ka qenë titull dhe tema kryesore në dy filma, njëri film i shfaqur në vitin 1998 me titull “23” dhe në filmin tjetër që titullohej “Numri 23” ku ishte në rolin kryesor aktori i njohur Jim Carrey. Por edhe te filmi i famshëm “Lojrat e Mendjes” profesori Nash, që luhej nga aktori i famshëm Russell Crowe, ishte i fiksuar pas numrit 23. Eshtë interesant se edhe profesori Nash kishte vetëm 23 artikuj të botuar.

Por edhe në Kinën e lashtë numri 23 ishte i veçantë për arsyen se simbolizonte mashkullin ideal. Mund të shtojmë se në këtë kohë numrat çift simbolizonin femrën ndërsa numrat tek simbolizonin mashkullin.

Edhe tek filmi me aeroplanin e rrëzuar nga një terrorist, kolltuku ku ulej terroristi kishte numrin 23; po ashtu numri 23 ishte pjesë e numrave që do ndalonin fundin e botës.

Nëse kthehemi prapa në kohe atëherë shohim se sipas besimeve thuhet se njerëzit e parë Adami dhe Eva kanë pasur 23 vajza. Por me vonë edhe Perandori i famshëm Romak Jul Cezari në atentat u godit me thikë vetëm 23 herë. Në histori mund të shtojmë që edhe William Shakespare ka lindur më 23 Prill dhe po në 23 prill ka ndërruar jetë.

Gjithashtu edhe kryqtarët e Mesjetës kanë paSur 23 kalorës të zgjedhur. Edhe fiset e para egjiptiane kanë filluar të bashkohen më 23 korrik. Ndërkohë fisi Maja e kishte llogaritur fundin e botës më 23 dhjetor. Sipas fesë Islame, Muhamedit i ka zbritur kurani gjatë 23 viteve.

Edhe në sport numri 23 ka qenë i pranishëm, Michael Jordan ka mbajtur gjithmonë numrin 23. Ndërsa në shkencë mund të themi që çdo prind i jep fëmijës nga 23 kromozome dhe është kromozomi i 23-të është ai që përcakton gjininë te qenia njerëzore. Por edhe gjaku bën qarkullim të plotë te njeriu për 23 sekonda.

Ende nuk ka një përcaktim të saktë nëse numri 23 është fatsjellës ose jo për njeriun, por deri në një zbulim të ri pse të mos qëndrojmë më mirë të kujdesshëm kur përballemi me këtë numër. /Express

Please follow and like us: