Albspirit

Media/News/Publishing

Top Channel, ikën Adi Krasta. Sokol Balla 4 herë në javë

Largimi i moderatorit Adi Krasta nga Top Channel në 2011, u komentua nga të gjithë. Por, rikthimi i tij, një vit më parë në këtë televizion, premtonte një qëndrim të gjatë të Krastës. Mirëpo, burime të Citynews, thonë se gazetari i njohur ka vendosur ta braktisë përfundimisht Top Channel. Disa javë më parë, Top Channel, konfirmoi ndërprerjen e emisionit “E diell”, me Krastën. Por, u përfol për krijimin e një formati të ri televiziv, të ngjashëm me emisionet amerikane, njëjtë me “Jimmy Kimmel” apo “Jimmy Fallon”. Por, duket se gazetari do të ikë nga Top Channel, ekrani që do të sjellë risi këtë sezon televiziv, Sokol Ballën, katër herë në javë me Top Story.

Please follow and like us: