Albspirit

Media/News/Publishing

Bima shqiptare që shpëton tullacët

Sherebela njihet botërisht dhe që në lashtësi, për përdorimin e saj në forcimin e flokëve, zgjatjen e tyre, stimulimin e daljes së flokëve të rinj edhe parandalimin e rënies. Dhe është kaq e thjeshtë për t’u përdorur. Aplikohet në formën e vajit esencial, duke e shtuar në shampo (rreth 2.5 ml në ~200ml shampo) ose e holluar në vajra bimor për masazhe skalpi 3-4 pika në një lugë vaj ulliri. Vaji esencial i sherebelës e stimulon qarkullimin e gjakut në zonën ku aplikohet, ushqen rrënjën dhe ka veti seboekuolibruese. Gjithashtu, mund të përdoret edhe në maska fytyre (1-2 pika në maskën tuaj) për ekuilibrim yndyre dhe trajtim të akneve. Prandaj, vaji esencial i sherebelës është nj produkt q nuk duhet t mungojë në shtëpinë tuaj, dhe përdorimet e tij janë kaq të shumta sa nuk do qëndroni më pa të.

Please follow and like us: