Albspirit

Media/News/Publishing

Hillary Clinton gati të rrëzojë presidencën e Trump

Hillary Clinton nuk përjashton mundësinë që të kundërshtojë ligjshmërinë e fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Këtë fakt e deklaroi vetë ish Zonja e Parë në një intervistë për rrjetin televiziv Npr, duke shpjeguar se është gati ta ndërmarrë këtë hap nëse nga hetimet që po zhvillohen rezulton se Rusia ka pasur një rol akoma më të thellë se sa është imagjinuar deri tani. Clinton ka thënë gjithnjë se e pranoi fitoren e Donald Trump dhe se mori pjesë në ceremoninë e betimit vetëm për hir të detyrës dhe për te garantuar një kalim paqësor pushteti. Clinton e quan presidentin Trump “një rrezik të qartë dhe të pranishëm për vendin dhe botën”. Deklarata e Clinton erdhi pas audiencës në komisionin e inteligjencës në Senat të John Podesta-s, ish-drejtues i fushatës së saj elektorale. E ndërsa Hillary Clinton ka nxjerrë në treg librin e saj të titulluar “What Happened”, “Çfarë ndodhi”, në Shtetet e Bashkuara nuk ndalen polemikat për Russiagate.

Please follow and like us: